Maqedonia e Veriut ka nisur vaksinimin e deputetëve të Kuvendit, që po ashtu janë vendosur në listën e infrastrukturës kritike që kanë prioritet vaksinimin.
Të 120 deputetë, do të vendosin vetë nëse do të marrin dozat e Sputnik V, parashikuar për to. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi shpreson se vaksinimi do të kthejë punën e deputetëve në normalitet dhe pa bllokime për shkak të mungesës së deputetëve të infektuar.
Ndërkohë Ministri i Shëndetësisë, Filipçe, bëri apel për paraqitje për vaksinim, pasi deri tani janë paraqitur vetëm 150 mijë qytetarë.