Gjatë 24 orëve të fundit, në Bujanoc, janë regjistruar edhe 11 raste të reja pozitive me COVID-19.
Sipas raportit të Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, gjatë dites së enjte (24 mars) janë kryer 26 teste antigjen, ku 11 prej tyre kanë rezultuar të infektuar me COVID-19.
Gjithashtu, gjatë 24 të fundit 98 kontrolle, prej të cilave 11 ishin fëmijë.
Bujanoci që nga shpërthimi i pandemisë, deri më sot ka regjistruar 1462 raste me koronavirus, ndërsa vetëm gjatë muajit prill, janë evidentuar 266 raste me COVID-19.
Me ketë rast, pas disa ditëve rresht, ku numri i te infektuarve ishte tejet i lartë në Bujanoc, kanë filluar të bien numrat për sa i përket të infektuarve me koronavirus.