Vonesa e numërimit të votave, dhe privimi i ushtrimit të të drejtës për të votuar të emigrantëve dhe personave të infektuar me Covid ishin disa nga pyetjet të cilave u dhanë sot përgjigje përfaqësuesit e lartë të OSBE-ODIHR dhe PACE.
Drejtuesja e Misionit e OSBE-ODIHR Ursula Gacek tha se më e rëndësishme është transparenca se sa shpejtësia e procesit.
“Nuk do të doja që transparenca e procesit të sakrifikohet për shpejtësinë sepse mund të këtë gabime. Nuk do të doja të bëhej kjo si pasojë e shpejtësisë. Sistemi është i komplikuar. Për herë të parë votuesit në Shqipëri duhet të zgjedhin partinë por edhe kandidatin. Për mua shpejtësia e numërimit nuk është shumë shqetësuese, por rëndësi ka transparenca. Ju përmendët edhe personat e infektuar me Covid, që nuk kanë qenë të lejuar të votojnë, apo ata të ndodhur jashtë. Ka pasur mundësi përmes mënyrave të ndryshme për tu realizuar, por është paksa e vështirë për tu siguruar transparenca. Për shembull përmes kutive të votimit lëvizëse, por mund të sillte probleme në transparencë. Sa i përket votuesve jashtë, kjo varion nga vendi në vend”, u shpreh Gacek.
Koordinatori special dhe drejtuesi afatshkurtër i misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR në Tiranë, Azay Guliyev tha se votimi i emigrantëve shqiptarë mund të bëhej edhe përmes ambasadave.
“Shpresoj që të jetë një çështje për tu diskutuar në vijim, si mund të zgjidhet për herë të tjera dhe si mund të arrihet një konsensus. Sa u takon kufizimeve ndaj atyre që janë infektuar me Covid, e kuptoj që duhet të krijuar kushtet që edha ata të votonin, por për këtë rast do të duhet të flasin autoritetet e vendit, pasi nuk është çështje që mund ta përcaktojmë saktësisht”,