Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021 vijon ende në të gjithë vendin.
Procesi i votimit vijon i qetë, përveç disa debateve të krijuara mes komisionerëve për çështjen e pushimit dhe rifillimit të punës.
Në të gjithë vendin deri më tani PS kryeson me 457,601 vota, e pasuar nga PD-AN me 366,787 vota. LSI deri më tani ka marrë 64,057 vota, kurse PSD 20,735. Nisma Thurje deri më tani ka 5,914 vota.
PS ka siguruar 75 mandate deri tani, pasohet nga PD me 57, LSI 5 dhe PSD 3.
Deri më tani PS kryeson në 9 qarqe, ndërkohë që rezultati është i ngushtë në Dibër.
Nga 5198 kuti votimi, deri më tani janë numëruar 3226.
Në qarkun e Shkodrës, Kukësit dhe Lezhës kryeson Partia Demokratike, kurse në qarqet e tjera Partia Socialiste.
Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat, sot tha se rezultati mund të dalë edhe brenda 48 orëve, ndërsa në Njësinë nr. 10 në Tiranë, e vetmja që realizoi numërimin elektronik doli rezultati ku kryesoi PS me 6007 vota.
Kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi ka zgjedhur që të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit, duke thënë se kjo dorëheqje është e parevokueshme, pa dhënë asnjë argument ditën e sotme.
Ja rezultatet në secilin qark:
Shkodër
Deri tani në qarkun Shkodër, Partia Demokratike ka 32,789, PS ka 21,653, LSI ka 6,788 dhe PSD 11,014. Bazuar në këto rezultate, PS deri tani ka 3 mandate, PD 5 dhe LSI 1 e PSD 2.
Lezhë
Në qarkun Lezhë deri tani PD ka siguruar 20,557 vota, PS 18,114, LSI 4,152 dhe NTH 400 vota. Deri tani PD ka arritur të marrë 4 dhe PS 3 mandate.
Kukës
Në qarkun e Kukësit PD ka 22,650 vota e ndjekur nga PS me 12,898 vota. LSI 62 ka vota dhe 194 194 vota, PSD 173. Deri tani PD ka arritur të marrë 2 dhe PS 1 mandat.
Dibër
Në qarkun e Dibrës, PS numëron 23,335 vota, e ndjekur me një diferencë të ngushtë nga PD 23,027 vota, LSI 3,360 vota. Deri tani PS ka arritur të marrë 3 mandate, kurse PD 2 mandat.
Durrës
Në Durrës, deri tani PS kryeson me 29,355 vota e ndjekur po ashtu me një diferencë të ngushtë nga PD me 22,296 vota. LSI ka siguruar 3,478 vota dhe PLDSH 165 vota. PS ka arritur të rrëmbejë 8 mandate në Durrës, ndërsa pasohet nga PD me 6.
Tiranë
Në kryeqytet, deri në këto momente është në avantazh PS me 102,582 vota. PD ka 81,929 vota, LSI 12,368 vota dhe PSD 6,330 vota. PS ka arritur të rrëmbejë 18 mandate në Tiranë, kurse PD 15, e cila pasohet me LSI 2 dhe PSD 1.
Elbasan
Në qarkun e Elbasanit është në avantazh PS me 64,699 vota e ndjekur nga PD me 42,805 vota dhe LSI 5,619 me vota. Ndërkohë Nisma Thurje ka 1,229 vota. PS ka arritur të marrë 9 mandate në Elbasan, kurse PD 5.
Fier
Numërimi në qarkun Fier PS 68,421 vota, PD 48,669 vota, LSI 8,793 dhe PLDSH 956 vota. PS ka arritur të marrë 9 mandate në Fier, kurse PD 6 dhe LSI 1.
Berat
Në qarkun e Beratit është në avantazh PS me 22,084 vota e ndjekur nga PD me 11,229 vota dhe LSI me 5,374 vota. Ndërkohë PSD ka 211 vota. PS ka arritur të marrë 4 mandate në Berat, kurse PD 2 dhe LSI 1.
Korçë
Në qarkun e Korçës është në avantazh PS me 35,535 vota e ndjekur nga PD me 31,303 vota dhe LSI me 5,392 vota. Ndërkohë PSD ka 746 vota. PS ka arritur të rrëmbejë 6 mandate në qarkun e Korçës deri tani, kurse PD 5.
Vlorë
Në qarkun e Vlorës PS është në avantazh me 46,113 vota e ndjekur nga PD me 25,151 vota dhe LSI me 4,852 vota. PS ka arritur të rrëmbejë 8 mandate në qarkun e Vlorës deri tani, kurse PD 4.
Gjirokastër
Në qarkun e Gjirokastrës PS ka 20,450 vota, PD 10,320 vota, LSI 4,872 vota dhe PSD-ja 404 vota. Në Gjirokastër PS kryeson me 3 mandate, kurse PD vetëm 1.