Kryeministri Edi Rama ka kujtuar në këtë ditë të konfirmimit të mandatit të tij të tretë edhe deputetin e ndjerë që ndërroi jetë nga koronavirusi, Bashkim Finon.
Rama: Këtu sot mungon edhe dikush që punoi për këtë fitore, miku ynë i shtrenjtë Bashkim Fino e imagjinoj duke qeshur atje lart dhe duke duartrokitur bashkë me ne për fitoren tonë të mrekullueshme. Por u desh të ikte nga kjo botë bashkimi ynë i dashur që të tërë të bashkoheshin në ngushëllimet në familjet e tij dhe të kujtoheshin se vdiq një shqiptar. Ndasitë dhe mallkimi i të shkruarës nuk ka la lejuar kurrë tash e30 vite që në skenën e politikës ti kemi të shumta në tërë ato ditë të panumërta që kemi ndarë sëbashku dhe kur jemi së pari njerëz dhe shqiptarë. Vec në ditët e zeza kemi mundur ta harrojmë se nëna nuk ka bërë me fanellë partie dhe se kjo jetë i jepet njeriut nga zoti për të zbuluar edhe kafshët jo për t’u bërë ujqër njeri-tjetrin.
Shqipëria fitoi në 25 prill. Tani është radha jonë të fitojmë çdo ditë për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve. Zoti qoftë i duruar me ne dhe ne të duruar me njeri -tjetrin. Rroftë PS e Shqipërisë, rroftë i madh e ivogël që ka lindur shqiptar, rroftë Shqipëria.