Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë shënuar 1 317 infeksione të reja me COVID-19. Lajmi është bërë i ditur nga Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY), ndërsa njoftohet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 80 vdekje në 24 orët e fundit, duke e çuar në gjithsej 10 087 numrin e përgjithshëm të tyre.
Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë konfirmuar 334 436 raste COVID-19.
Një total prej 811 pacientësh janë në ventilator në spitale, kurse 451 pacientë të tjerë me COVID-19 u pranuan në spital në 24 orët e fundit. Mosha mesatare e të infektuarve të rinj është 44 vjeç, ndërsa e viktimave 78.