Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca e ka përshëndetur sekuestrimin e pasurive të Fatos Lulo, Bashkim Dedja dhe Shkëlzen Selimi, të cilët nuk justifikonin me burime të ligjshme pasuritë e tyre. Soreca shkruan se ky është një lajm i mirë e se është një hap që tregon se SPAK është duke ndjekur detyrat e tij për të luftuar korrupsionin.
“Lajm i mirë sot që Gjykata Speciale ka pranuar kërkesën e SPO për të sekuestruar pasuritë e 3 ish-gjykatësve të Kushtetueses & Lartë. shkarkohet nga vettingu. Një hap tjetër që tregon SPAK është duke ndjekur detyrat e tij për të luftuar korrupsionin. Reforma e Drejtësisë vazhdon”, shkruan Soreca.
Ditën e sotme, GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për të vendosur sekuestro mbi pasurinë e tre ish-gjyqtarëve të shkarkuar nga Vettingu; Fatos Lulo, Bashkim Dedja dhe Shkëlzen Selimi. Të tre janë shkarkuar për deklarim të rremë të pasurive, ndërsa tanimë SPAK ka vendosur sekuestro mbi pasuritë e tyre deri në përfundimin e përballjes së tyre me drejtësinë.