Pas numërimit të forcave politike, ka nisur në të gjitha qarqet numërimi i votave që ka marrë secili kandidat.
Për Partinë Demokratike, kandidatët më të votuar sipas qarqeve, deri në orën 16.00, janë:
-Në Tiranë kandidati më i votuar është Lulzim Basha;
-Në Vlorë kandidati më i votuar është Bujar Leskaj;
-Në Berat kandidati më i votuar është Bujar Hoxhaj;
-Në Dibër kandidati më i votuar është Kreshnik Çollaku;
-Në Elbasan kandidati më i votuar është Dashnor Sula;
-Në Fier kandidati më i votuar është Agron Kapllanaj;
-Në Gjirokastër kandidati më i votuar është Tritan Shehu;
-Në Korçë kandidati më i votuar është Ervin Salianji;
-Në Kukës kandidati më i votuar është Flamur Hoxha;
-Në Lezhë kandidati më i votuar është Mark Marku;
-Në Shkodër kandidati më i votuar është Zef Hila;
-Në Durrës kandidati më i votuar është Andia Ulliri.