Sot është mbyllur numërimi i kutive së fundit të Tiranës, duke përfunduar kështu i gjithë procesi i numërimit të votave për partitë në të gjithë vendin.
Nga 1243 ka rezultuar se PS ka fituar thellë në kryeqytet duke marrë 48.67 % të vota ose 18 mandate. PD ka marrë 39.12 % ose 15 mandate. LSI merr 2 mandate ose 6 % të votave dhe e Tom Doshit merr një mandat me 2.85 %.
Partia Socialiste ka arritur të marrë rreth 48.6% të votave, që përkthehet në 74 mandate në Kuvend, nga 140 në total, duke fituar shumicën, përkundrejt 63 vota që ka marrë Partia Demokratike (59) dhe LSI (4) që ishin në koalicion kundër socialistëve. Së bashku me tre mandatet e Partisë Social Demokrate, Partia Socialistet ngjitet në një shumicë prej 77 vendesh.
Sipas qarqeve, PS ka fituar 18 mandate në Tiranë, 8 në Durrës, 9 në Fier, 8 në Elbasan, 8 në Vlorë, 3 në Shkodër, 6 në Korçë, 5 në Berat, 3 në lezhë, 2 në Dibër, 3 në Gjirokastër dhe 1 në Kukës. Socialistët janë në avantazh në të gjitha qarqet, përveç Shkodrës, Lëzhës, Kukësit dhe Dibrës.
Partia Demokratike ka marrë rreth 39.5% të votave, ose 59 mandate. Sipas qarqeve, PD ka fituar 16 mandate në Tiranë, 6 në Durrës, 6 në Fier, 6 në Elbasan, 4 në Vlorë, 5 në Shkodër, 5 në Korçë, 2 në Berat, 4 në lezhë, 4 në Dibër, 1 në Gjirokastër dhe 2 në Kukës.