E Martë, Maj 24, 2022
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Kryesore

Studimi i fundit nga Vjena, mbi numrin e shqiptarëve të larguar nga Shqipëria në vitet 2010-2019, është 500 mijë. Ja se si kanë arritur në këtë shifër

30 Prill 2021, 4:33
in Kryesore, Komuniteti, Lajme Flash, Shqipëri
Mbyllet Aeroporti i Rinasit, mungesa e stafit sjell pezullim të lëvizjeve/ Anulohen të gjitha fluturimet
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës përllogariti se nga viti 2010 deri në vitin 2019 janë larguar nga Shqipëria në emigracion rreth 499 mijë persona, në një raport të fundit për migracionin neto të Ballkanit Perëndimor.

Ekspertët i morën të dhënat nga Eurostat për vendet e BE dhe nga vende jo anëtarë të BE. Numri i emigrantëve për Shqipërinë u përllogarit nëpërmjet autorizimeve për lejet e qëndrimit të lëshuara për herë të parë nga këto vende.

56% e lejevë janë dhënë pêr arsye familjare, 17.5% për punë dhe pjesa e mbetur raportohet për arsye të tjera, ose studimi.

Shqipëria rezultoi me numrin më të lartë të emigrantëve në krahasim me Serbinë, Malin e Zi, Bosnjën, Maqedoninë dhe Kosovën (shih grafikun bashkëngjitur).

Si faktor themelor ekspertët e Vjenës evidentojnë nivelin e lartë të varfërisë, fenomen ky që shpjegon flukset e larta të emigracionit sidomos në Shqipëri dhe Kosovë.

Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet me nivelin më të ulët të të ardhurave për frymë në Rajon dhe me nivelet më të larta të varfërisë sipas Bankës Botërore e për rrjedhojë kanë edhe flukset më të larta emigratore.

Një faktor tjetër janë rrjetet e diasporës, të cilat ofrojnë informacion dhe burime që lehtësojnë emigrimin.

Një faktor tjetër janë skemat lehtësuese që vendet perëndimore si Gjermania kanë krijuar për thithjen e krahut të punës.

Në Malin e Zi emigracioni i dekadës së fundit është tipar i popullsisë së re në moshë. Për të rinjtë e Malit të Zi janë lëshuar rreth 20 mijë lejë pune gjatë periudhës 2010-2019, shprehen ekspertët e Vjenës. Shumica e lejeve të punës janë të natyrës sezonale, për punë në ndërtim, turizëm dhe tregti.

Në Serbi profili i emigracionit tregon për largim të personave mbi të 30 -tat, kryesisht për qëllime punësimi.

Në Shqipëri ndryshe nga vendet e tjera të rajonit ka emigrim te të gjitha moshave, por është shumë më i theksuar në mesin e grupeve më të reja. Shqipëria përjeton emigracion neto për të gjitha grupmoshat.

Edhe në Bosnjë emigracioni ka përfshirë të gjithë grupmoshat e popullsisë, por është më i dukshëm tek të rinjtë.

Papunësia e lartë e të rinjve, ribashkimet me familjet dhe arsimi shpjegojnë arsyet për emigrimin në masë te të rinjve.

Shkalla e papunësisë në grupmoshat e reja (15-19 dhe 20-24 vjeç) në vendet e Ballkanit është shumë më e lartë se në ato më të vjetrat.

Llogaritjet tregojnë se në Bosnjë, Serbi, Shqipëri, Kosovë, të rinjtë kishin gjasa të ishin të papunë dy-tre herë më shumë se moshat më të vjetra./ B.Hoxha

Posti Mëparshëm

SHBA/Biden ka bërë bilancin e 100 ditëve ty para në detyrë

Posti tjetër

SHBA/ Dy gra shqiptare janë masakruar me thikë nga një19-vjeçar amerikan në Florida

Të Ngjashme

VIDEO/ Gjysmë lakuriq, me flokë të gjata dhe trupi plot tatuazhe. Momenti i arrestimit të Nuredin Dumanit
Kryesore

Nga Shkodra, në Fier e Vlorë. Kush janë krimet e tjera të bujshme që ka rrëfyer Nuredin Dumani?

24 Maj 2022, 14:57
“S’mund të kushtojnë 600 euro dy kokteje dhe dy…”/ Stafi i restorantit grek kërcënon turistet amerikane: Nëse s’paguani faturën…
Kryesore

“S’mund të kushtojnë 600 euro dy kokteje dhe dy…”/ Stafi i restorantit grek kërcënon turistet amerikane: Nëse s’paguani faturën…

24 Maj 2022, 14:38
Nga “Llumi i Shijakut”, tek “Kryekomunari”/ Pas akuzave Duka dhe Veliaj bëhen bashkë për UCL: Ditë e veçantë për ne
Kryesore

Nga “Llumi i Shijakut”, tek “Kryekomunari”/ Pas akuzave Duka dhe Veliaj bëhen bashkë për UCL: Ditë e veçantë për ne

24 Maj 2022, 14:14
Posti tjetër
SHBA/ Dy gra shqiptare janë masakruar me thikë nga një19-vjeçar amerikan në Florida

SHBA/ Dy gra shqiptare janë masakruar me thikë nga një19-vjeçar amerikan në Florida

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

“Përfundoni pikërisht aty ku keni filluar. Ku jeni?” Pyetja e famshme që bën Elon Musk në çdo intervistë para se të punësojë dikë

“Burri nuk e ka për borxh të pyesë bashkëshorten e parë, për të marrë grua të dytë”- Habit Hoxha shqiptar me deklaratën: S’ka të drejtë ndahet! Ja kushtet që duhet tu plotësojë ai

Pentagoni: UFO-t kanë pasur kontakte seksuale me ‘dëshmitarë’ dhe kanë lënë gra shtatzënë

“Strofulla” në Fier u zbulua pas “Far West-it” në Elbasan/ Ja si ra policia në gjurmët e killerit Dumani

Video/ Dritan Abazoviç feston me fishekzjarrë: Fitore bindëse, Omer Bajraktari kryetar i ri

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr