E Martë, Maj 24, 2022
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Opinion

Pse humb Jozefina e fiton Doshi e Sterkaj në Shkodër?!

30 Prill 2021, 16:39
in Opinion
Dështoi në zgjedhje/ Topalli dorëzon partinë pas 6 muajve: Jap dorëheqjen
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Nga Ylli Pata

Ka dy ditë që flitet për fenomenin e përkrahjes së kandidatëve që quhen “të fortë” dhe mos suksesit të emrave të njohur politik të vendit.

Jozefina Topalli është dëshmia më domethënëse e këtij fenomeni. E cila dje dha dorëheqjen pas një rezultati të dobët që arriti në rang kombëtar e në veçanti në bastionin e saj në SHkodër.

Ku Lëvizja për Ndryshim ka marrë në rang qarku 1389 vota, ndërkohë ku Partia Socialdemokrate e Tom Doshit ka korrur një triumf politik në të gjitha bashkitë e qarkut Shkodër. Ka marrë 16425 vota, që realisht janë gati sa votat e marra në vitin 2017, por që këtë radhë PSD ka dëmtuar rëndë Partinë Socialiste, duke i hequr një mandate. Kjo ka ndodhur se Partia Demokratike ka pasur një rritje votash, një mobilizim i mbështetësve të opozitë që në Shkodër janë në shumicë prej 30 vjetësh.

Në fund të numërimit ka dalë që më shumë vota në këtë qark kanë marrë Tom Doshi, Paulin Sterkaj, Agron Çela, apo edhe të tjerë kandidatë që nuk e kanë aureolën politike të zonjës Topalli. Pse ndodh kjo?

E nëse shikojmë me vëmendje, zonja Topalli nuk se ka marrë pak vota në zonat rurale të qarkut por edhe në Bashkin Shkodër, ku PSD-ja e Doshit është sa dyfishi i ish-kryeparlamentares.

Ky fenomen do analizuar realisht, pasi kemi të bëjmë me thyerjen e nje miti, që ishte cilësuar si “Zonja e Hekurt”e Partisë Demokratike.

Mbështetësit e Partisë Demokratike, me një turr kanë nisur ta sulmojnë Topallin, duke e konsideruar që ajo është ndëshkuar si “tradhëtare”, ndërkohë nuk shqetësohen fare për votat e tyre, ku PD e ka humbur Shkodrën; ka marrë 5 mandate nga 11 që ka gjithsej, pra është në minorancë në qark.

Shkodra realisht prej vitesh po përjeton një realitet që nuk ka të bëjë me politikën: është e polarizuar skajshëm, që është fenomen që ka sjellë përplasjen. Ku promovon kandidatët që nuk vendosin politikën e arsyen si argument, por forcën dhe përballjen. Burrërinë, kanunin, marrëdhënien tribal e jashtëpolitike.

Në këtë fushë, persona që vijnë nga biznesi, nga marrëdhënia ekstrapolitike kanë precedencë. Tom Doshi për shembull, ka marrë një pjesë të madhe të fetës së elektoratit socialist në qark, pasi ata e shikojnë Tomën, si njeriun që përballet dhëmbë për dhëmbë me sulmin e demokratëve. Por ka edhe një element tjetër të suksesit të Doshit në Shkodër; një marrëdhënie që ai e ka lidhur me njerëzit me vite që nga 2005. Tom Doshi, kandidoi në vitin 2005 në një zonë mazhoritare që përfshinte Anën e Makit e Velipojën që ishin të majta dhe Bushatin që ishte i djathtë. Me të dy zonat ai arriti të punojë familje për familje me njerëzit, duke ndihmuar edhe individualisht njerëz e familje në çaste dramatike për ta. Dhe këto histori në Shkodër janë kronikë.

Ndërkaq, edhe kandidati socialist Paulin Sterkaj ka një popullaritet të njohur në zonën e tij; Malësinë e Madhe, prej shumë vitesh, si kur ka qenë deputet i PS-së, por edhe i PD-së në vitin 2009.

Ka një marrëdhënie të afërt me komunitetin, të cilin e ka mbrojtur edhe në beteja ligjore, që nga historia e kërpit industrial e deri tek bindja e Edi Ramës për të sjellë investime në atë zonë. Malësia e Madhe ka pasur një sërë investimesh të rëndësishme në zonë, kryesisht në infrastrukturë, turizëm etj që kanë sjellë një rritje të ekonomive të vogla. E ku Sterkaj ka qenë protagonist në lobimin e tij.

Në të njëjtën skemë ka pasur sukses Agron Çela i LSI, i cili është një ndër të katër deputetët e LSI që arriti të përballojë presionin “vrastar” të Ilir Metës për partinë e Ilir Metës.

E në këtë panoramë të rëndë dhe polarizuese, duket nuk ka pasur vend për alternative të qeta, të treta, por ka pasur një betejë të fortë ku Tom Doshi ja ka arritur të mbajë pozitat e tij.

Zonja Topalli, realisht edhe nuk ka bërë fare fushatë të fortë në territory, duke i besuar asaj që ajo mendonte se mund të kishte si trashëgimi politike në Shkodër. Por fakt është se mbështetësit e Jozefina Topallit ka disa herë që e propozojnë atë si një kandidate për deputete, por kur Jozefina vjen me një parti tjetër, ata nuk e tradhëtojnë Partinë Demokratike. Kjo është logjikë bastioni. Ato 1389 votat e Lëvizjes për ndryshim, duken pak, por gjithsesi janë një shenjë, që në të ardhmen ndoshta do të jenë përcaktuese, sidomos për bashkinë Shkodër kur të jenë zgjedhjet lokale.

Sepse, nëse i referohemi faktit që Agron Çela, kandidat i LSI-së, ka marrë gjithmonë vota të majta në qytet dhe zonat përreth, Partia Demokratike nuk është shumicë në bashkinë Shkodër. Dhe me një kandidat jot ë PS-së, por që vjen nga e djathta por që të mos ketë lidhje me PD-në e Bashën, do të fitonte menjëherë sipas rezultateve të 25 prillit…/ TemA

 

Posti Mëparshëm

Panik në ajër, dyshime për bombë në aeroplan. Ngrihen në fluturim avionët luftarakë grekë

Posti tjetër

Kryenazisti Adolf Hitler vdiq si sot 76 vite më parë, pak orë pasi ai u martua/ Çfarë tregoj ekzaminimi i dhëmbëve të tij

Të Ngjashme

Putin dëshiron ta vazhdojë luftën, po kush do t’i plotësojë radhët e ushtrisë së gjymtuar ruse?
Opinion

Putin dëshiron ta vazhdojë luftën, po kush do t’i plotësojë radhët e ushtrisë së gjymtuar ruse?

23 Maj 2022, 11:55
Bllokada e Putinit në Detin e Zi rrezikon të lerë pa ushqim miliona njerëz në botë
Opinion

Bllokada e Putinit në Detin e Zi rrezikon të lerë pa ushqim miliona njerëz në botë

20 Maj 2022, 13:56
Pse Erdogan është kundër anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO?
Opinion

Pse Erdogan është kundër anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO?

19 Maj 2022, 17:17
Posti tjetër
Kryenazisti Adolf Hitler vdiq si sot 76 vite më parë, pak orë pasi ai u martua/ Çfarë tregoj ekzaminimi i dhëmbëve të tij

Kryenazisti Adolf Hitler vdiq si sot 76 vite më parë, pak orë pasi ai u martua/ Çfarë tregoj ekzaminimi i dhëmbëve të tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

“Përfundoni pikërisht aty ku keni filluar. Ku jeni?” Pyetja e famshme që bën Elon Musk në çdo intervistë para se të punësojë dikë

“Burri nuk e ka për borxh të pyesë bashkëshorten e parë, për të marrë grua të dytë”- Habit Hoxha shqiptar me deklaratën: S’ka të drejtë ndahet! Ja kushtet që duhet tu plotësojë ai

Pentagoni: UFO-t kanë pasur kontakte seksuale me ‘dëshmitarë’ dhe kanë lënë gra shtatzënë

“Strofulla” në Fier u zbulua pas “Far West-it” në Elbasan/ Ja si ra policia në gjurmët e killerit Dumani

Video/ Dritan Abazoviç feston me fishekzjarrë: Fitore bindëse, Omer Bajraktari kryetar i ri

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr