E Martë, Maj 24, 2022
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Opinion

Sali Berisha duhet të japë dorëheqjen!

30 Prill 2021, 12:12
in Opinion
Sali Berisha duhet të japë dorëheqjen!
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Nga Ylli Rakipi 

Sali Berisha duhet të japë dorëheqjen!

Mos u çudisni! Nuk është një shprehje e lajthitur.

Sali Berisha duhet të japë vërtet dorëheqjen nga kryetar i Partisë Demokratike, sepse ka 30 vjet që ai është realisht kryetari i saj. Asnjëherë nuk është larguar. Asnjë ditë. As 30 vjet më parë, kur ishte President dhe ligji nuk e lejonte, por ai ulte formalisht në karrike Tritan Shehun. As sot nuk është larguar. As sot, kur çelësat e zyrës së kryetarit i mban Luli i mirë.

Opozita i ka humbur zgjedhjet e 25 prillit. Ndërkohë, që për herë të parë në këto 30 vjet pluralizëm, kundërshtari, Edi Rama, ka fituar mandatin e tretë. E ka fituar me vjedhje, me blerje, me banda, me trafiqe, me të gjithë makinerinë e partisë-shtet.

Të gjitha këto po i konsiderojmë të vërteta. Por, Edi Rama së pari ka fituar, për shkak të Sali Berishës, sepse, tetë vjet më parë, ai uli në karriken e vet, karriken e kryetarit, Lulzim Bashën. E uli pa garë, ose si të thuash, e emëroi në këmbë të vet me një garë fallco. Dhe e gjitha kjo, për të qëndruar vetë de facto, kryetar i pronës së tij,  Partisë Demokratike.

Modeli që ai, doktori, zgjodhi, pra vendosja formalisht e një kukulle në krye të partisë, për tetë vjet rresht, nuk solli gjë tjetër veç zvogëlimin dhe rrudhjen e pronës, domethënë Partisë Demokratike.

Në një sistem të hapur, edhe me minimumin e demokracisë, nëse largohesh nga një parti politike, nëse jep dorëheqjen, duhet ta bësh atë vërtet. Përndryshe s’ka përse të largohesh, qëndron aty dhe ikën nga kjo botë bashkë me karriken…
Dhe që ta bësh këtë vërtet, pra të largohesh nga partia, ti ikën dhe lejon hapjen e një gare, për të zgjedhur pasuesin. Mund ta zgjedhësh atë, siç ndodh rëndom në vendet me pak demokraci, edhe mes rrethit tënd të ngushtë, por duhet të lejosh garën. Vetëm në shoqëritë e mbyllura, mund të emërosh liderin, udhëheqësin!

Sali Berisha, jo vetëm nuk e hapi këtë garë, por për të vendosur Lulin në krye të partisë, e spastroi atë nga figurat e rëndësishme që mund ta rrezikonin, duke e rrudhur opozitën tej mase.
Për të mbajtur partinë, në vitin 2017 Berisha i largoi Lulit jo vetëm çdo sfidant, apo rival, por e ktheu partinë që rrëzoi komunizmin, në një burg, ku shumëkush mund të qëndrojë, por ku nuk ka liri veprimi dhe mendimi.
Partia, sigurisht nuk është dhe nuk mund të jetë një burg.

Një parti të mbyllur totalisht, ti mund ta mbash deri ditën e vdekjes, por nuk ka ç’të duhet. Ky, mendoj se është problemi thelbësor i Partisë Demokratike.

Luli, ishte dhe është një njeri i mirë, por punët e partisë nuk i kuptoi asnjë ditë. Dhe kur një njeriu, me energji të shumta, i cakton një punë që ai nuk e kupton, natyrshëm do të merret me punë të tjera… Lulzim Basha në tetë  vite në krye të partisë, nuk ndërtoi një opozitë parimesh, por pazaresh, kulisash dhe kompromisi. Rezultati është ky që shohim të gjithë sot.

Edi Rama ka rrëmbyer mandatin e tretë, duke përdorur të gjitha mjetet.

Sot, qindra mijëra demokratë janë thellësisht të shqetësuar! Janë të shqetësuar, që partia e tyre, që rrëzoi komunizmin, po shkon drejt humnerës. Që të shpëtojë nga kjo humnerë, ka vetëm një mënyrë dhe këtë e ka në dorë vetëm Sali Berisha.

Nëse ai do, ka ende shanse, sa vjen dhe më të vogla, që krijesa e tij dhe e qindra mijëra shqiptarëve, që lindi 30 vjet më parë, të mos vdesë, le ta lërë një ditë lodrën e tij të pleqërisë, ipadin, të shkojë në selinë e Partisë Demokratike, të mbledhë ata që kanë mbetur dhe t’ju thotë: “Më falni! Tetë vjet më parë, unë gabova. Dhe tani ju lutem, hapeni derën e madhe dhe bëjuni thirrje njerëzve të hyjnë brenda. Le të rrijë aty edhe Luli i mirë po deshi, le të jetë ai njëri prej nesh, por hapeni derën!” Kjo i ka mbetur të thotë…

Le të hapet dera, të hyjnë njerëzit, të fillojë gara, sepse PD është partia që rrëzoi komunizmin. Ajo nuk është një burg, as një ndërmarrje, as pronë private, por një parti.

Në fund, Luli i mirë, gardiani që mban çelësat e derës së madhe, Luli i gjatë dhe i pashëm, që asnjë fije floku nuk i thinjet kurrë, të hapë derën, të dorëzojë çelësat dhe njerëzit të hyjnë brenda…

Posti Mëparshëm

“Rindërtimi përfundon në shtator”/ Rama në Fushë-Krujë, batuta me puntorët: Janë demokratë të çmendur. Kryeministri: Mbaji se mos na hidhen

Posti tjetër

Të rinjtë kalojnë me vota Petrit Vasilin/ Fati i nënkryetarit të LSI tani në dorën e Kryemadhit

Të Ngjashme

Putin dëshiron ta vazhdojë luftën, po kush do t’i plotësojë radhët e ushtrisë së gjymtuar ruse?
Opinion

Putin dëshiron ta vazhdojë luftën, po kush do t’i plotësojë radhët e ushtrisë së gjymtuar ruse?

23 Maj 2022, 11:55
Bllokada e Putinit në Detin e Zi rrezikon të lerë pa ushqim miliona njerëz në botë
Opinion

Bllokada e Putinit në Detin e Zi rrezikon të lerë pa ushqim miliona njerëz në botë

20 Maj 2022, 13:56
Pse Erdogan është kundër anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO?
Opinion

Pse Erdogan është kundër anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO?

19 Maj 2022, 17:17
Posti tjetër
Të rinjtë kalojnë me vota Petrit Vasilin/ Fati i nënkryetarit të LSI tani në dorën e Kryemadhit

Të rinjtë kalojnë me vota Petrit Vasilin/ Fati i nënkryetarit të LSI tani në dorën e Kryemadhit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

“Përfundoni pikërisht aty ku keni filluar. Ku jeni?” Pyetja e famshme që bën Elon Musk në çdo intervistë para se të punësojë dikë

“Burri nuk e ka për borxh të pyesë bashkëshorten e parë, për të marrë grua të dytë”- Habit Hoxha shqiptar me deklaratën: S’ka të drejtë ndahet! Ja kushtet që duhet tu plotësojë ai

Pentagoni: UFO-t kanë pasur kontakte seksuale me ‘dëshmitarë’ dhe kanë lënë gra shtatzënë

“Strofulla” në Fier u zbulua pas “Far West-it” në Elbasan/ Ja si ra policia në gjurmët e killerit Dumani

Video/ Dritan Abazoviç feston me fishekzjarrë: Fitore bindëse, Omer Bajraktari kryetar i ri

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr