Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi ka paralajmëruar një vizitë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas tij, javën që vjen bashkë më të në rajon do të zbarkojnë edhe 651 mijë doza vaksina nga kompania Pfizer.
“Unë do të udhëtoj në rajonin e Ballkanit Perëndimor javën e ardhshme pasi vaksinat e para anti-COVID, të financuara nga BE, mbërrijnë në rajon. 651,000 doza të Pfizer do të dorëzohen nga maji deri në gusht për të nxitur fushatën e vaksinimit. Ne na interesoni ju!,“-shkruan Varhelyi.
Deri më tani, Shqipëria shënon gati 440 mijë persona të vaksinuar me dozën anti-COVID, ndërsa objektivi që të në fund të majit numri të shkojë në gjysmë milioni. Vaksinimi ka mbaruar për të moshuarit, pedagogët, mësuesit, efektivëvt e policisë, bluzat e bardha dhe gazetarët, ndërsa fasha ka zbritur në +60 vjeç.