Patriarku serb Porfirije beson se në të ardhmen e afërt mund të krijohen kushte bashkëjetese mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë. Në ditën e festës së Pashkëve, ai u shpreh se Kosova ishte për Serbinë si një territor pa shpirt.
Kur u pyet se si e sheh të ardhmen e monumenteve kulturore dhe historike serbe në Kosovë, patriarku tha se kjo varet vetëm nga serbët, pavarësisht nga faktorë të ndryshëm të jashtëm.
“Për ne, Kosova është diçka krejtësisht e ndryshme. Unë jam i sigurt se herët a vonë do të vijmë në një situatë në të cilën do të jemi në gjendje të jetojmë së bashku, ku nuk duhet të jemi si vëllezër, por jam i sigurt që do të jemi në gjendje të kemi fqinjësi të mirë,”-tha ai për mediat serbe.