E Premte, Maj 20, 2022
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Kryesore

Institucionale apo prostitucionale?

3 Maj 2021, 6:59
in Kryesore, Lajme Flash, Opinion, Shqipëri
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Nga Edmond Tupja

Për çfarë e kam fjalën? Oh, zonja e zonjusha, zotërinj e zotërushë të vendit tim qesharak e qaraman njëherazi, mos bëni sikur nuk kuptoni! E kam fjalën – edhe me shkrim, por edhe me gojë – për zgjedhjet e para një jave, zhvillimi dhe përfundimi i të cilave më lanë një shije fort të keqe. Përse kështu? Sepse i treguam, i provuam dhe i konfirmuam botës se, ndonëse të paraqituara si zgjedhje nën kujdesin dhe patronazhin socialist të institucioneve, zgjedhjet në fjalë ishin, në thelb, prostitucionale, të paktën sipas vlerësimit që kanë bërë disa soiciologe e sociologë jo vetëm shqiptarë, por edhe të huaj.

Prostitucionale, sepse, një numër i frikshëm bashkatdhetarësh të mi e shitën votën e tyre, madje e shitën fort lirë. Ca analistë dalluan mes këtyre disa kategori: E para, e cila përfshiu ato e ata që e shitën votën për dy-tre byrekë me gjizë; e dyta, e cila mblodhi ato e ata që e shitën për dy-tre byrekë me spinaq; e treta, e cila grumbulloi ato e ata që e shitën për dy-tre byrekë me fasule; e katërta, e cila grupoi ato e ata që e shitën për dy-tre byrekë me mish. Gjithsesi, ai që i la pa mend e pa gojë analistët në fjalë, qe fakti se të tëra këto kategori u shpërblyen me një bonus fantastik: nga një tas me …ut taze dhe nga gotë me …urrë të freskët për ta larë mutin me shurrë, siç shprehet proverbialisht populli ynë, kështu që, për pasojë e rrjedhojë të pashmangshme, pjesëtaret e pjesëtarët e të katra kategorive të lartpërmendura u regjistruan si rezerviste e rezervistë promocionalë e veçanërisht prostitucionalë për zgjedhjet e ardhshme jo vetëm vendore, por edhe kuvendore.

Nga ana tjetër, interesant është fakti – sipas disa prej analistëve shpotitës – se, duke parë që byrekët e të gjitha llojeve, shijeve dhe formave e rritën çuditërisht tej mase numrin e atyre që votuan për kandidatet e kandidatët e Partisë Socialiste, udhëheqja e shkëlqyer e kësaj të fundit, me sugjerimin e Edit Ramës, paska ndër mend t’i propozojë së shpejti UNESKOS që ta përfshijë byrekun shqiptar në listën e trashëgimisë kulturore botërore, ashtu siç i kishin propozuar para disa vitesh belgët lidhur me patatet e tyre të skuqura. Nëse kjo nismë përfundon me sukses, atëherë Shqipëria do të ngrejë një industri të tërë për prodhimin e byrekëve që do të mund të eksportohen në ato shtete ku shumica parlamentare dhe, për pasojë, qeveria e dalë nga kjo e fundit, duan të mbesin të tilla përjetësisht. Imagjinoni, o lexueset e lexuesit e mi të sotëm, çfarë suksesi marramendës do të ketë byreku elektoral shqiptar qoftë me gjizë, me spinaq, me fasule apo me mish, pa harruar bonusin përmbyllës, në vende e Afrikës subsahariane, ku presidentët apo kryeministrat nuk arrijnë të shqiten nga kolltukët e tyre!

Mirëpo, siç sapo e dëshmoi realiteti zgjedhor i 25 prillit në Republikën e Droguar të Shqipërisë, në këtë pikë është më se e domosdoshme të tregohet pareshtur kujdes i madh sepse byrekët me fasule mund t’i tradhëtojnë ngrënësit e tyre dhe t’i bëjnë lehtësisht të identifikueshëm nga çdokush! Si kështu? Thjesht fare: Fasulet, siç dihet, janë këngëtare me nam të parfumuara falë fendëve e pordhëve të pashmangshme që çlirojnë bujarisht sidomos te bashkatdhetarët e mi, nga vjen në gjuhën shqipe edhe togfjalëshi fort i përdorur “shes pordhë”. Këtë shumëkush e vuri re që të dielën e kaluar e deri më sot ngaqë flegrat e hundës ia pickoi pa mëshirë ajo erë prostitucionalisht e çuditshme që ende pluskon rreth e përqark institucioneve, nën kujdesin dhe patronazhin e të cilave u zhvilluan zgjedhjet në fjalë.

Së fundi, por jo më së paku, byrekët e konsumuar prej të gjitha kategorive të sipërpërmendura moralisht të pastruara, të justifikuara e të ripërtërira nga bonusi përmbyllës, duket se, për shkak të përdorimit të tejzgjatur, rrezikojnë të humbasion germën “y” duke u kthyer nga “byrekë” në “brekë”, të cilat mund t’u bien mbajtëseve dhe mbajtësve të tyre deri te gjunjët, madje edhe më poshtë, çka do t’i diskreditonte në sytë e brezave të vjetër, por edhe të rinj. Për ta shmangur këtë diskreditim në të ardhmen elektor(h)ale të popullit tonë konsumator të zellshëm byrekësh me ose pa “y”, ish-kolegët e miqtë e mi, Françesk Armadhi dhe Namik Arvogli, simpatizantë përherë e më të apasionuar të byrekëve e të brekëve mavi, po bëjnë çmos të takohen, për një bisedë lartësisht intelektu(h)ale, me Edi Ramën, i cili, me sa duken bathët (fjalë kjo me “a”,  jo me “y” në vend të saj), do të mbetet e do të mbretërojë përjetësisht si kryeministër kryekëput kryelartë, madje edhe si shpikës i byrekëve elektoralë me gjizë, spinaq, fasule dhe mish, pa harruar bonusin përmbyllës, çka mund t’i vlejë atij çmimin Nobel të kuzhinës institucionale apo prostitucionale, si t’ua ketë ënda edhe juve, zonja e zonjusha, zotërinj e zotërushë që jeni duke lexuar këto radhë tejet të sinqerta!

Posti Mëparshëm

Efektet e pandemisë, 125 mijë persona humbën punën në Kosovë

Posti tjetër

Ulqini përgatitet për sezonin turistik pas pandemisë

Të Ngjashme

A mund t’i përmbushë Brazili nevojat e botës për ushqim
Kryesore

A mund t’i përmbushë Brazili nevojat e botës për ushqim

20 Maj 2022, 18:00
4 emrat e njohur të botës së krimit kërkuan ‘kokën’ e Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të Qazim Sejdinit/ Në tavolinë 200 mijë euro, i ndoqën lëvizjet
Kryesore

4 emrat e njohur të botës së krimit kërkuan ‘kokën’ e Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të Qazim Sejdinit/ Në tavolinë 200 mijë euro, i ndoqën lëvizjet

20 Maj 2022, 17:41
Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski
Kryesore

Ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski dënohet edhe me 9 vite të tjera burg

20 Maj 2022, 15:54
Posti tjetër
Moti i mirë ka bërë që mbi 5000 mijë kosovarë të nisen për fundjavë drejtë Ulqinit

Ulqini përgatitet për sezonin turistik pas pandemisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

“Burri nuk e ka për borxh të pyesë bashkëshorten e parë, për të marrë grua të dytë”- Habit Hoxha shqiptar me deklaratën: S’ka të drejtë ndahet! Ja kushtet që duhet tu plotësojë ai

Pentagoni: UFO-t kanë pasur kontakte seksuale me ‘dëshmitarë’ dhe kanë lënë gra shtatzënë

“Strofulla” në Fier u zbulua pas “Far West-it” në Elbasan/ Ja si ra policia në gjurmët e killerit Dumani

Video/ Dritan Abazoviç feston me fishekzjarrë: Fitore bindëse, Omer Bajraktari kryetar i ri

“Stabiliteti në Evropë i rëndësishëm për SHBA-të”/ Biden kujton në Poloni nenin “e shenjtë” të NATO-s dhe qëndrimin e Amerikës ndaj dy luftërave botërore

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr