E Shtunë, Shtator 23, 2023
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Opinion via Neta

Andej, këndej

4 Maj 2021, 3:44
in Kryesore, Lajme Flash, via Neta
Andej, këndej
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Nga Aneta Mihali Xhiku

Sa herë jam për rrugë, marr taksist Xhelalin – shkodrançja e tij e ngrohtë ma heq stresin si me magji. Kam qejf të muhabetisem, po ku të lënë mesazhet! Futem në aeroport dhe zhbiriloj kafenenë – me duhet të gjej një prizë. Dikush më ofron kolltukun dhe lëviz pranë shokut. Pasi zbarkoj çantat, heq me nxit shallin, kapelen, xhupin, jelekun, uffff, më në fund! Temperaturat janë të larta për shkurtin, por unë jam veshur si qepë, se valicen e kam të mbushur plot: raki ballë kazani nga hallushi, ullinj Fterre, mjaltë Tatzati, vaj Kudhësi, reçel nga fiku i bardhë pas shtëpisë, bërë nga dora vetë!

          Më është tharë buza e ngrihem të blej ujë tek banaku.

– Sa kushton?

– 160 lekë.

– Ç’lloj uji është?

– Trebeshina.

– Uaaaa? Pse kaq shtrenjtë?

Kamarieri ngre supet, por sytë i thonë se nuk çuditet aspak me çudinë time.

– Keni ujë çezme?

– Po, por nuk është i sigurtë.

– Një gotë të lutem!

E pi me gllënka të mëdha, dhe qetësoj veten “mbase s’më gjen gjë kësaj here.”

Ulem të hap kompjuterin e pa dashur dëgjoj bisedën në krah – burri në të majtë ankohet për diçka që nga një vesh më hyn, e nga tjetri më del. Shoku, tek-tuk, i thotë ndonjë fjalë që ta qetësojë. Në internet s’futem dot, është i ngarkuar më thonë. “Po këta sapo e ribënë aeroportin, s’është dhe i madh, xhanëm!” Psherëtij me zë dhe, pa dashur, tërheq vëmendjen e burrave që lënë mënjanë hallet e tyre e më përfshijnë në bisedë. Shokë fëmijërie, kanë qënë emigrantë në Itali për 20 e kusur vjet. Fredi ka një vit që është kthyer në Tiranë, ndërsa Nardi thotë “vitin tjetër, me patjetër,” megjithë ankesat e pafund që dëgjon për patridhën. Më mbesin sytë tek duart e tij që duken si të salduara. Ai ndjen vështrimin tim dhe, si i zënë në faj, më thotë: “peshqesh nga kurbeti!” Ka blerë një shtëpi në Ksamil, por ka vite që po i zë myk e portokallet në bahçe po ia vjel bota. “Vitin tjetër, me patjetër!”

Përshëndetem me ta dhe nxitoj të kap avionin. Vendi më rastis në krah të një djali të ri. Akoma pa u nisur, jemi shtruar në bisedë. Më tregon se ka pak që është kthyer në Shqipëri.

-Je bërë pishman?

– Mos pyet, më duket se bëra vetëvrasje. Kalova 25 vjet në emigrim, në fillim në Greqi. Aty për herë të parë mbusha barkun me bukë. Na çonin me makina në plantacionet frutore, ngjeshur në karroceri si delet. Na binte bretku nga mëngjesi në darkë e na e sillnin ushqimin në punë. Pas  nje viti kuturisa për në Itali. 4 herë u nisa me gomone, 3 herë me kapi policia, 2 herë në pyjet afër detit, 1 herë në stacion të trenit.

– Te keqtrajtonin?

– Jo, na jepnin ndonjë vakt e na kthenin me traget. Të nesërmen i hyja detit prapë me gomone.

– S’kishe frikë?

– Isha i ri atëherë. Në mes të errësirës e thellësirës, llahtara nuk arrinte të ma çponte trurin. Tani të më japësh një milion euro, nuk do ta bëja kurrë!

– Pse u ktheve?

– Kam prindërit këtu, pastaj kam dhe një copë tokë. Kur mora dokumentat, vija çdo 6 muaj. Aty punoja si saldator e fitoja mirë. Fëmijët më lindën andej.

– Po Italia ja ku ishte, ç’pate?

– Si thua ti, është më mirë kur i sheh prindërit përditë, apo dy herë në vit?

– Donin ata që të ktheheshe?

– As më kanë pyetur, e as më kanë kërkuar. Për ta mjaftonte që unë të isha mirë. Patjetër që çdo prind i do fëmijët e vet afër. Kur flisnim në telefon, vetëm më pyesnin për shëndetin, fëmijët, hallet. M’u mbush mendja vetë e erdha – nuk dua të plakem andej.

– U pëlqen fëmijëve këtu?

– Ç’tu pëlqejë, që sa mbyllin portën e shtëpisë, u del përpara gropa e zezë? Mos më bëj t’i numëroj kusuret e këtij vendi, se s’kanë fund! Nusja çdo ditë më thotë të kthehemi, por nuk është e lehtë, se gjithshka që fitova andej e hodha këtej.

I tregoj se e kam hequr në kurriz emigrimin. E pyes nëse e ka problem që t’i bëj një foto duarve të tij me kallo. Në të qindën e sekondës ndjej si tkurret, më vështron me ata sy të butë si kadife, dhe më thotë:

– Eh moj motër, s’kam besim tek askush se më është djegur buza. Me ato që kam hequr, s’i zë besë as këmishës sime. Do gërmoj internetin të kuptoj se kush je, e kur të bindem, do të të kontaktoj vetë – kam kaq histori për të të treguar, sa do të të ikë truri!

Avioni po ulet dhe nis të mbledh rraqet – kur kthej kokën, djali ka avulluar.

Maj 2019

Posti Mëparshëm

SHBA, statistikat zyrtare tregojnë për një rritje të fluturimeve, një meritë për këtë ka edhe BE-ja që ka zbutur kufizimet për COVID-19

Posti tjetër

SHBA/FDA pritet të autorizojë përdorimin e vaksinës Pfizer për fëmijët e moshës 12-15 vjeç

Të Ngjashme

Përmbytet anija me 400 emigrantë në ujërat e Greqisë/ Kapiteni braktis mjetin e lundrimit
Kryesore

Përmbytet anija me 400 emigrantë në ujërat e Greqisë/ Kapiteni braktis mjetin e lundrimit

10 Prill 2023, 4:31
Franca në flakë nga protestat, ministrja pozon për Playboy
Kryesore

Franca në flakë nga protestat, ministrja pozon për Playboy

10 Prill 2023, 4:22
Pse xhamia Al-Aksa është një pikë e nxehtë në konfliktin Izrael-Palestinë?
Kryesore

Pse xhamia Al-Aksa është një pikë e nxehtë në konfliktin Izrael-Palestinë?

10 Prill 2023, 4:20
Posti tjetër
SHBA/FDA pritet të autorizojë përdorimin e vaksinës Pfizer për fëmijët e moshës 12-15 vjeç

SHBA/FDA pritet të autorizojë përdorimin e vaksinës Pfizer për fëmijët e moshës 12-15 vjeç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

FOTO/ Kush është njeriu që ka “stresuar” miliarderët e botës, Elon Musk, Bill Gates e Jeff Bezos

FOTO/ Shkëmbi i kuq që “ngrihet nga hiçi” dhe ishulli Kangur, dy vendet që duhet t’i vizitoni patjetër

Rusia akuzon zyrtarisht gazetarin amerikan për spiunazh

Vuçiç: Sa të kem unë ndikim Serbia s’do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi Kosovën

Presidenti Biden, fjalim mbi përpjekjet për t’i dhënë fund kancerit

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr