E Dielë, Shtator 17, 2023
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Kryesore

Të lobojmë që Parlamenti Kanadez të ratifikojë Marrëveshjen e Pensioneve me Shqipërinë

7 Maj 2021, 8:56
in Emigracioni, Komuniteti, Kryesore, Lajme Flash, Shqipëri
Të lobojmë që Parlamenti Kanadez të ratifikojë Marrëveshjen e Pensioneve me Shqipërinë
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Nga Taulant Dedja

Kaluan plot dy vjet që nga nënshkrimi i Marrëveshjen së Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë dhe Kanadasë. Të paktën shumica prej nesh që jetojmë këtu, e kujtojmë 30 Prillin 2019, ditën kur këtë lajm e shpalli e para Chrystia Freeland (numri 2 i qeverisë Trudeau, në atë kohë Ministre e Jashtme) e cila bashkëfirmosi dokumentin më Ambasadorin shqiptar në Ottawa z. Ermal Muça.

Ishte pa diskutim një arritje e konsiderueshme për diplomacinë shqiptare si e para marrëveshje dypalëshe që nënshkruhej mes dy vendeve në 3 dekada marrëdhënie diplomatike. Krahas marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore (ose siç e quajmë rëndom “Marrëveshja e Pensioneve”) u nënshkrua edhe Rregullorja Administrative ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë dhe Departamentit të Punësimit dhe Zhvillimit Social të Kanadasë.

https://www.canada.ca/en/services/benefits/publicpensions/cpp/cpp-international/albania.html

Siç dihet, kjo marrëveshje do të mundësojë për shqiptarët që jetojnë në Kanada njohjen e viteve të punës në Shqipëri dhe do të ndikojë në përllogaritjen e masës së pensionit, pra do të mundësojë koordinimin e përfitimeve nga kontributet shoqërore për qytetarët që kanë jetuar ose punuar në të dy vendet. Po kështu, sipas shpjegimit të zyrtarëve shqiptarë kjo marrëveshje do të shmangë mbulimin e dyfishtë për të njëjtën periudhë dhe realizojë bashkimin e periudhave të sigurimit të realizuara në dy vendet. Në bazë të marrëveshjes asnjë qytetar nuk do të humbasë asnjë ditë nga kontributet e paguara, pavarësisht se ku ka punuar, pasi bashkimi i periudhave do të bëjë të mundur plotësimin e kushteve ligjore për përfitimin e pensionit në të dy vendet. Gjithashtu, pjesë e kësaj marrëveshjeje është edhe eksporti i pensioneve, që do të thotë që pensioni do t’iu paguhet qytetarëve shqiptarë në vendin që do të zgjedhin të jetojnë. Kështu, shtetasit shqiptarë do të kenë mundësi që të marrin pensionin kanadez edhe nëse zgjedhin të jetojnë në Shqipëri, duke mos humbur asnjë të drejtë. Kujtoj që Kanadaja ka nënshkruar mbi 50 marrëveshje të kësaj natyre me shtete të tjera

Po çfarë ka ndodhur me marrëveshjen në fjalë që nga dita e nënshkrimit? Këtë pyetje ma kanë drejtuar jo pak miq, të njohur e të interesuar për temën në fjalë, sidomos bashkatdhetarë që kanë emigruar prej vitesh këtu e që jane në prag ose e kanë mbushur moshën e pensionit. Sigurisht, kjo nuk është një temë që i përket vetëm kësaj kategorie, se vitet do kalojnë e ky numër do rritet.

Pala shqiptare i ka kryer “detyrat e shtëpisë”. Marrëveshja është ratifikuar prej Parlamentit Shqiptar qysh prej Shtatorit 2019. Ndërkohë, sipas informacioneve që kam mundur të siguroj nga burime qeveritare në Ottawa, dokumenti është depozituar për ratifikim në Dhomën e Komunave qysh më 5 Shkurt 2020 nga Deputeti Liberal i Zonës Don Valley West në Toronto, z. Robert Oliphant, i cili është njëkohësisht dhe Sekretar Parlamentar i Ministrit të Punëve të Jashtme.

Sigurisht mbi të gjitha për shkak të situatës së pandemisë COVID-19 dosja “ka ngecur” diku në zinxhirin e procedurave. Kuptohet që në situata të tilla prioritetet ndryshojnë. Deri këtu çdo gjë mund të justifikohet. Prioritet i prioriteteve ka qenë pandemia dhe rimëkëmbja e ekonomisë kanadeze.

Sigurisht edhe në si komunitet, si qytetarë të këtij shteti ku kemi zgjedhur të jetojmë e ku japim çdo ditë kontribut me punën tonë e duke paguar taksa, e mirëkuptojmë këtë situatë. Por edhe ne si komunitet kemi prioritete tona dhe ratifikimi i kësaj marrëveshjeje për ne është prioritet.

Është një rast i shkelqyer mendoj, për t’u angazhuar e për të lobuar për një çështje që na përket të gjithëve pa përjashtim e për të cilën mund dhe duhet të organizohemi të gjithë pa përjashtim, shoqatat shqiptare në të gjitha provincat ku ka të tilla, por edhe individë. Mjafton t’i dërgojmë një letër, apo një peticion deputetit federal të zonës ku jetojmë, pavarësisht se cilës forcë politike i përket.

Unë ia nisa sot një kërkesë deputetit në zonën ku banoj, kryetarit të Block Québecois, Yves François Blanchet. I ftoj të gjithë ta bëjne këtë, sipas mundësisë në zonat ku banojnë, në të katër anët e Kanadasë, nga Halifax, Montréal, Toronto, London, Kitchener-Waterloo, Windsor, Winnipeg, Regina, Calgary, Edmonton e deri në Vancouver.

Kujtoj gjithashtu që në Toronto është e zgjedhur deputete zj. Julie Dabrusin, e cila drejton dhe Grupin Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Kanada. Jam i sigurt që pas një sensibilizimi nga komuniteti shqiptar i metropolit kanadez, ajo do ta nxisë shpejtimin e ratifikimit të Marrëveshjes së Pensioneve.

Le të kontribuojmë të gjithë për të mirën tonë të përbashkët duke nxitur ata që na përfaqësojnë në Parlamentin Kanadez të plotësojnë një detyrim që kanë kundrejt nesh!

©Flasshqip.ca

Posti Mëparshëm

Pandemia ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e besimit të europianëve tek BE-ja. Statistikat tregojnë shifrën më të lartë në më shumë se një dekadë

Posti tjetër

Seanca e dytë e Kuvendit brenda javës/ Çështja kryesore ngritja e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës

Të Ngjashme

Përmbytet anija me 400 emigrantë në ujërat e Greqisë/ Kapiteni braktis mjetin e lundrimit
Kryesore

Përmbytet anija me 400 emigrantë në ujërat e Greqisë/ Kapiteni braktis mjetin e lundrimit

10 Prill 2023, 4:31
Franca në flakë nga protestat, ministrja pozon për Playboy
Kryesore

Franca në flakë nga protestat, ministrja pozon për Playboy

10 Prill 2023, 4:22
Pse xhamia Al-Aksa është një pikë e nxehtë në konfliktin Izrael-Palestinë?
Kryesore

Pse xhamia Al-Aksa është një pikë e nxehtë në konfliktin Izrael-Palestinë?

10 Prill 2023, 4:20
Posti tjetër
Seanca e dytë e Kuvendit brenda javës/ Çështja kryesore ngritja e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës

Seanca e dytë e Kuvendit brenda javës/ Çështja kryesore ngritja e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

FOTO/ Kush është njeriu që ka “stresuar” miliarderët e botës, Elon Musk, Bill Gates e Jeff Bezos

FOTO/ Shkëmbi i kuq që “ngrihet nga hiçi” dhe ishulli Kangur, dy vendet që duhet t’i vizitoni patjetër

Rusia akuzon zyrtarisht gazetarin amerikan për spiunazh

Vuçiç: Sa të kem unë ndikim Serbia s’do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi Kosovën

Presidenti Biden, fjalim mbi përpjekjet për t’i dhënë fund kancerit

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr