Këngëtari shqiptar, Gjon Muharremi, do të jetë përfaqësues i Zvicrës në “Eurovision Song Contest 2021”, që do të zhvillohet në Holandë, përcjell albinfo.ch.
Në një intervistë për gazetën “Blick”, ai tregon kuptimin e emrit artistik “Gjon’s Tears” dhe çfarë e lëviz botën e tij muzikore.
Muharremaj, përveç muzikës dhe pjesëmarrjes në Eurovision, ka folur edhe për familjen, origjinën dhe fillimet e karrierës.
albinfo.ch kishte zhvilluar kohë më parë një intervistë me këngëtarin e suksesshëm. Lexoni në linkun më poshtë.