Trajneri Pep Guardiola e udhëhoqi Manchester Cytin, duke fituar për herë të tretë titullin në Premier League. Leicesteri mundi Manchester Unitedin në “Old Trafford”, duke e konfirmuar Cityn si kampion të Anglisë, dy javë para mbylljes së edicionit 2020/21.
Guardiola ishte duke e ndjekur atë takim nga televizori, ndërkohë që pasi ndeshja ka përfunduar, në shtëpinë e tij ka filluar festa më persona të afërt. Spanjolli shihet duke tymosur një cigare puro, e që natyrisht se kjo i ka befasuar paksa tifozët e Cityt.
Guardiola është fiksuar duke kënduar këngën e Osasis, “Don’t Look Back In Anger”, ku vëllezërit Gallagher janë tifozë të thekur të Manchester Cytit dhe kënga e tyre nga mjaft tifozë konsiderohet edhe si himni jo zyrtar i Cytizens.
Trajnerit spanjoll 50-vjeçar, Pep Guardiola për këtë sezon i ka mbetur dhe është në kërkim të triumfit në finalen e Champions League ndaj Chelseas, ndeshje e cila do të luhet më 29 maj, në “Dragao” të Porto të Portugalisë. Kuptohet, në këtë rast festa me siguri do të ketë ngjyrime edhe më të shumta