Ditën e sotme është vënë në pranga, Zuhal Ozer, gruaja e Guven Ozer, vëllai i CEO të arratisur të kompanisë turke të kriptomonedhave Faruk Fatih Ozer. Ndërkohë bëhet e ditur se një punonjës i kompanisë është vetëdorëzuar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik.
Mediat turke shkruajnë se në Turqi vijojnë kërkimet për këdo që ka qënë pjesë e këtij rrjeti. Aktualisht 82 persona janë arrestuar nga Kryeprokuroria Publike e Anadollit, 6 të dyshuar, duke përfshirë vëllezërit e arratisur të kompanisë Faruk Fatih Özer, vëllezërit Güven Özer dhe Serap Özer.
Po ashtu ditën e djeshme u arrestua Rana Azap, punonjësja e kompanisë përgjegjëse për financat. Bëhet e ditur Azap, ka dhënë ditën e djeshme një dëshmi në zyrën e prokurorit.
Bossi i kriptomonedhave turke, dyshohet se ndodhet në Shqipëri, duke iu fshehur autoriteteve turke. Ai akuzohet se përmes kompanisë së tij, Thodex, mashtroi mijëra turq që kanë investuar paratë e tyre, rreth 2 miliardë dollarë në monedhat virtuale. Më pas, ai shpalli falimentin e kompanisë, bëri mbylljen e ndihmën e motrës së tij dhe u arratis drejt Shqipërisë. Më 20 prill ai ka mbërritur në Shqipëri përmes një bilete që bleu në Air Albania.
Ndërkohë që policia turke ka mbërritur në Shqipëri prej ditësh dhe pritet që arrestimi të bëhet mes dy palëve.