Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka pranuar ankimimin e LSI dhe ka vendosur sot të rinumërohen kutitë e Beratit për të cilat ka pretendime se ka pasur shkelje.
Kështu, në këtë qark do të hapen 114 kuti, nga 277 që janë gjithsej.
KAS vendosi që të rinumërohen vetëm votat për subjektet zgjedhore ndërsa numërimi do të nisë rreth orës 13.00.
Në diskutimin në KAS për çështjen e rinumërimit të Beratit, përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Eridian Salianji tha se është dakord që të hapen kutitë e kërkuara por rezultatin nuk ndryshon.
“Për ne në PS, i rëndësishëm është procesi. Biem dakord që të hapen kutitë e kërkuara në kërkesën ankimore, pavarësisht se jemi të bindur se rezultati nuk ndryshon”, tha Salianji.