Griezmann po, Griezmann jo. Juventus po shikon me interes merkaton dhe është gati të fokusohet në elementët më të mirë në rastin e lamtumirës së Cristiano Ronaldos. Klubi bardhezi po pret ditën e dielë për të kuptuar nëse do të jetë pjesë e Champions League dhe për të vendosur të ardhmen trajnerit Andrea Pirlo por edhe të skuadrës.
Kush do të qëndrojë dhe kush do të dëshirojë të largohet për të kërkuar lavdi diku tjetër. I pari në listë është, si gjithmonë Cristiano Ronaldo, i cili mund t’i japë lamtumirë Torinos në rast moskualifikimi. Për këtë arsye, sipas gazetës sportive katalanase Sport, Juventus po mendon për Antoine Griezmann.
Griezmann, i cili ka një kontratë deri në vitin 2024, me siguri do të ishte një goditje, duke pasur parasysh moshën e tij të re dhe cilësitë. Por, të mos luash në Champions League nuk do të ishte një transferim me leverdi për francezin.