Analisti politik në Kosovë, Halil Matoshi i ftuar në emisionin ‘Politiko’ ka theksuar idenë se është kundër shkëmbimit të territoreve me Serbinë duke thënë së është i gatshmë ta mbrojë Kosovën me pushkë.
“Jam i gatshëm edhe me laps, edhe me pushkë edhe me gjithçka me e mbrojtë Kosovën. Unë nuk jam hajgaregji”, tha ai.
Ndërsa, analisti tjetër politik Bekim Kabashi ka theksuar se më mirë do të ishte që të ndodhte shkëmbimi i territoreve me Serbinë, në mënyrë që Kosova të bashkohej me Shqipërinë, qoftë në formë konfederate apo federate.
Këtë ide e ka kundërshtuar analisti politik, Arben Ahmeti i cili ka theksuar se shkëmbimi i territoreve është ide serbe.