Ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë, Donika Gërvalla është shprehur se ambasadorët e shkarkuar deri tani do të kenë kohë deri në gusht për të ushtruar detyrën e tyre. Në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Gërvalla tha se në gusht pasi të emërohen ambasadorët e rinj, gjithashtu do të shkarkohen disa të tjerë.
“Shkarkimi i 13 Ambasadorëve në të njëjtën kohë dhe afati që u është dhënë atyre që deri me 23 gusht t’i ushtrojnë funksionet e tyre që mos të krijohet një vakum në institucionet jashtë Kosovës e pamundëson marrjen e masave radikale në shkarkime edhe më të mëdha”, tha Gërvalla.
Ministria e Jashtme në 19 maj i kërkoi Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që të shkarkojë nga puna të gjithë ambasadorët e emëruar politikisht nga qeveria e mëparshme.