Qyteti Siçilian i Cammarata tërhoqi vëmendjen në të gjithë botën me ofertën e tij të guximshme për banorët e rinj në vitin 2019 me skemat e shtëpive të Italisë prej 1 €. CNN shkruan se Cammarata premtoi të heqë dorë nga tarifa standarde simbolike për ata që dëshirojnë të fillojnë një jetë të re atje.
Kishte shumë njerëz që aplikuan por projekti në mungesë të një stafi u bllokua dhe më pas filloi pandemia Covid-19. Asnjë shtëpi e vetme nuk u dha.
“Falë gjithë publicitetit, ne patëm shumë kërkesa,”- thotë Giuseppe Mangiapane, kryetari i bashkisë së Cammarata, i cili mori detyrën në mes të pandemisë në tetor 2020.
“Cammarata është një qytet mahnitës si tarraca panoramike e Siçilisë së brendshme, sepse ju mund të admironi të gjitha mrekullitë e ishullit madje edhe shpërthimet e Etna, shumë milje larg, nga këtu. Kushdo që vjen dashurohet menjëherë. Megjithatë, për fat të keq, pandemia që filloi të njëjtin vit kur filloi projekti, bllokoi gjithçka.”
Ndërsa përparoi pandemia, brezi i ri i Cammarata filloi të kthehej në shtëpi. Të rinjtë që ishin zhvendosur për të kërkuar fatin e tyre po ktheheshin.
Ornella Ancona, 28 vjeç, është njëra prej tyre. Ajo do të largohej nga Sicilia gati një dekadë më parë, për të studiuar dhe udhëtuar jashtë vendit dhe ishte vendosur në MB për pesë vitet e fundit. Por në janar 2021, ajo u kthye.
“Pandemia ndryshoi rrënjësisht pamjen që kishim për jetën kjo më bëri të dëshiroj të kthehem në Siçili për pak.Cammarata përfaqëson shtëpinë time, rrënjët e mia, por gjithashtu një vend të pandryshuar nga koha, me traditat që nuk kanë ndryshuar kurrë,”- thotë ajo.