Ditën e sotme do të nisë vaksinimi i punonjësve të transportit publik në të gjithë vendin.
Punonjësit e këtij sektori do të nisin të marrin dozën e parë të vaksinës në sheshin “Skënderbej.”
Ditën e djeshme, 25 maj ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi mbylljen e spitaleve rajonale Covid në rrethe pasi situata është përmirësuar.
Gjithashtu u njoftua se në fundin e muajit maj po konsiderohet lehtësim i masave anticovid.
Vaksinimi në vendin tonë po vazhdon prej javëve të para të Janarit, me vaksinat Pfize, Astra-Zeneca, Sputnik V dhe atë kineze Sinovac.