Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka marrë dozën e dytë të vaksinës kineze ‘’Sinopharm’’ duke u vaksinuar plotësisht.
Zaev do të vijojë me axhendën e tij pasi nuk ka pasur shqetësime gjatë vaksinimit.
Edhe në Maqedoninë e Veriut vijon vaksinimi ndaj COVID-19, madje edhe me vaksina lindore si ato kineze dhe ruse.