Udhëheqësi i Hamasit në Rripin e Gazës Yahya al-Sinwar ka hedhur poshtë çdo plan për të rindërtuar enklavën palestineze, e cila do të përjashtonte fraksionin islamik në pushtet dhe do ta mbante Presidentin Mahmoud Autoritetin Palestinez vetëm përgjegjës.
Sekretari i Shtetit i SHBA Anthony Blinken në kuadër të tensioneve të fundit të përgjakshme në Lindjen e Mesme ka zhvilluar një vizitë zyrtare ku është takuar me zyrtarët e vendeve ku kanë ndodhur trazirat dhe premtoi se SHBA do të ndihmonte në rindërtimin e Rripit të Gazës, por këmbënguli që ndihma e SHBA nuk duhet të përfitonte nga Hamasi.
Sipas mediave, duke folur para gazetarëve në Gaza, al-Sinwar tha se vërejtjet e ministrit të jashtëm amerikan kishin për qëllim zgjerimin e hendekut midis Hamasit dhe Autoritetit Palestinez.
Ndërkaq në lidhje me këto zhvillime qeveria izraelite duket e shqetësuar nga ndihma për enklavën palestineze, të cilën e ka bllokuar për rreth 15 vjet.
Me premtimin e Blinken duket se SHBA ka kërkuar që të bashkëpunojë me autoritetin palestinez për të zvogëluar shanset e keqpërdorimit të ndihmës, por edhe për të forcuar autoritetin kundër Hamasit, që Izraeli, SHBA dhe BE kanë, duke e etiketuar si organizatë “terroriste”.
Ndërkaq në Kajro, Sekretari i Shtetit i SHBA u takua me Presidentin Egjiptian Abdel Fattah al-Sisi dhe vlerësoi përpjekjet e ndërmjetësimit Egjiptian për të arritur dhe konsoliduar armëpushimin.