Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka sqaruar fjalët e tij në lidhje me deklaratat që ka bërë për kriminelët e luftës. Në seancën e Kuvendit, Kurti ka thënë me më këto fjalë nuk i referohet ushtarëve të UÇK-së, por kriminëlave në Serbi, Bosnje apo edhe Malin e Zi.
“Edhe në këtë kuvend edhe në media unë kam folur për kriminelët e luftës dhe paqes, nuk e kam thënë për herë të parë në Bruksel. Serbia e din për kënd e kom pas fjalën, nuk e di pse në Kosovë lajmërohen disa.. Unë nuk besoj që ka luftëtar të UÇK që janë kriminel të luftës, por unë besoj që kriminel të luftës nuk ka vetëm në Serbi, por ka edhe në veri, në Bosnje e mund të ketë edhe në Mal të Zi”, ka thënë Kurti.
Në lidhje me kritikat e opozitës, Kurti është shprehur se opozita në Kosovë është e paaftë të kritikojë, dhe se rreziku më i madh i qeverisë së Kosovës, është mungesa e kritikave nga opozita.
“Më lejoni t’ju them që unë këtu shoh një lloj paaftësie për të na bërë kritikë, dhe rreziku më i madh për Qeverinë është mungesa e kritikes, ne nuk kemi rrezik tjetër. Ne kemi problem të madh me juve se jeni të paaftë me ba kritikë. Ne nuk po shohim e as nuk po e dëgjojmë kritikën e opozitës”, ka thënë Kurti.
Ai gjithashtu ka shprehur gadishmërinë e tij, që t’i jap disa ide, opozitës së si të kritikojnë.
“Më lejoni të shpreh gatishmërinë time për bashkëpunim edhe në këtë çështje. Mund t’ju jap ide se si të na kritikoni, unë nuk bëjë ofertë pa kërkesë. Nëse na bëni kritikë vetëm duke shpifur, kjo tregon paaftësinë tuaj për kritikë”, tha Kurti.