Opozitarja bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya i ka bërë thirrje bashkësisë opozitare që të bashkohet në lëvizjen për Solidaritet me Bjellorusinë. Në një postim në Tëitter, ajo ka marrë rastin e burgosjes së gazetarit Roman Pratasevich si dhe të dashurës së tij, Sofia Sapega. Ai shkruan se e gjithë bota duhet të dijë, për shtypjet që janë bërë në Bjellorusi si dhe padrejtësitë.
Postimi i plotë:
“Unë i bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të bashkohet me Piketwn Globale të Solidaritetit me Bjellorusinë më 29 maj. Na duhet mbështetja juaj. Tregojuni miqve tuaj dhe të gjithë botës për shtypjet në Bjellorusi, për të burgosurit politikë, për Roman Pratasevich, Sofia Sapega. #StandWithBelarus”, shkroi ajo.
I call on the international community to join the Global Picket of Solidarity with Belarus on May 29. We need your support. Tell your friends & the whole world about the repressions in Belarus, about political prisoners, about Raman Pratasevich, Sofia Sapega. #StandWithBelarus pic.twitter.com/A12ZoGk2sA
— Sviatlana Tsikhanouskaya (@Tsihanouskaya) May 26, 2021
Por çfarë ndodhi disa ditë më parë?
Avioni, në të cilin po udhëtonte gazetari, Roman Protasevich u detyrua të bënte një ndërrim të detyrueshëm të kursit në të cilin ishte nisur fillimisht. Pasi u ul në Minsk, autoritetet bjelloruse arrestuan gazetarin, i cili akuzohet se ka marrë pjesë në protestat në Bjellorusi si dhe ka qenë organizatori i tyre.