Reshjet e shiut që kanë rënë pandërprër për disa orë rresht mbi tërritorin e Komunës së Preshevës, kanë bërë që rrugët krysore të fshtatrave Rahovicë dhe Raincë, të përmbyten nga uji.
Një video, e cila është bërë virrale në rrjetet sociale, paraqet më së miri gjendjen e fundit në fshatin Raincë , ku lumi “Reka e gjakut”, tashmë ka dal nga shtrati i tij.
Sipas informacioneve të siguruara nga redaksia jonë, tashmë autoritetet lokale, janë në vendngjarje duke monitoruar situatën e rënduar nga reshjet atmosferike.