I mbijetuari i vetëm i tragjedisë me teleferik në Itali, ku humbën jetën 14 persona ka dalë nga koma.
Fëmija 5-vjeçar, u zgjua dje plotësisht, mori frymë vetëm dhe filloi të vuante nga dhimbja e shkaktuar nga frakturat dhe traumat.
Mediat italiane shkruajnë se pasi hapi sytë në dhomën e tij në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit Regina Margherita në Torino, Eitan filloi të shikonte përreth.
Ai lëvizi kokën, u përpoq të kuptonte se ku ishte dhe i ra në sy tezja e tij Aya.
HETIMET PER AKSIDENTIN
Mediat italiane bëjnë me dije se aksidenti mund të klasifikohet si një ngjarje kriminale pasi dyshohet se tre të arrestuarit e kanë bërë qëllimisht. Në një prononcim për mediat shefi i shërbimit të teleferikut Mottarone, Gabriele Tadini, ka pohuar se frenat e emergjencës ishin çaktivizuar qëllimisht.