“The Sun” ka publikuar shqetësimin që ka ndarë me psikologen Deidre një 37-vjeçar, i cili ka frikë se vajza me të cilën kishte krijuar një raport intim, mund të jetë homoseksuale.
“E dashur Deidre. Jam i shqetësuar se e dashura ime mund të ma fshehë që është homoseksuale dhe po më përdor mua që familja e saj të mos kuptojë gjë. Ata janë katolikë dhe nuk i pranojnë marrëdhëniet mes të njëjtit seks. Kur kushëriri i të dashurës pranoi se ishte homoseksual, ata e mohuan atë.
Tani kam frikë se a po më përdor ajo vetëm për të bindur familjen e saj se nuk është homoseksuale?“, shkruan djali.
Ndërsa ka rrëfyer njohjen me 29-vjeçaren, ai thotë se kjo ndodhi në Angli dy vite më parë, gjatë verës.
Kur e reja që jetonte në Itali kishte shkuar në Angli dhe njohja nisi në një lokal.
37-vjeçari rrëfen se biseda mes tyre në lokal nisi teksa prisnin të vinin pijet dhe para se ajo të kthehej në tavolinën ku ishte ulur me miqtë e saj, ai e ftoi për të dalë dhe ajo pranoi.
“Ne darkuam dy ditë më vonë dhe kimia mes nesh ishte e shkëlqyer. Një natë nuk mund t’i rezistonim njëri-tjetrit dhe para se të kalonim tek gota e dytë bëmë seks.
Gjatë muajve në vijim ne takoheshim rregullisht. Ajo më prezantoi me familjen dhe miqtë e saj dhe unë isha krenar që bëra të njëjtën gjë.
Por u befasova kur një ditë më tha se ajo kishte pasur një marrëdhënie me një vajzë tjetër para se të takohej me mua, por më siguroi se nuk ishte homoseksuale dhe më donte vetëm mua.
Ne u takuam vetëm disa herë gjatë vitit të kaluar, por unë me të vërtetë dua të jem me të, kështu që i kërkova të jetonte me mua.
Por pashë që nuk ishte e njëjta dëshirë nga ana e saj. Kur u ndie e detyruar për të më treguar arsyen e refuzimit, ajo më në fund pranoi se kishte takuar të njëjtën vajzë.
U ndieva i shkatërruar por ajo këmbënguli se kishte mbaruar mes tyre dhe kishte ndodhur vetëm sepse ajo ka qenë e vetmuar pasi nuk kishim mundur të shiheshim bashkë. Por nuk jam i sigurt se çfarë të besoj“, rrëfen ai.
Përgjigja e Deidre:
E dashura juaj mund të jetë biseksuale, dhe kështu e tërheqin njësoj burrat dhe vajzat, por kjo nuk do të thotë se ajo po ju përdor.
Marrëdhëniet në distancë janë të vështira për t’u mbajtur dhe nuk keni qenë në gjendje të kaloni shumë kohë së bashku gjatë vitit të fundit.
Kështu që shpjegimi i saj është i arsyeshëm. Sidoqoftë, duhet të punoni me veten nëse mund ta falni këtë gjë dhe nëse keni një të ardhme në çift.
Nëse vendosni ta bëni, si duket ajo e ardhme?