Ish-kryeministri Fatos Nano është dërguar mbrëmjen e sotme në spital. Në fotot e mëposhtme shihet se si ish-lideri i Partisë Socialiste ka mbërritur me makinë në një prej spitaleve privatë në Tiranë.
Ai ka zbritur nga makina dhe është ulur në një karrige me rrota, me të cilën është futur brenda në spital. Nuk dihet shkaku që e ka bërë Nanon të shkojë në spital këtë mbrëmje dhe as shqetësimet që ai mund të ketë pasur nga ana shëndetësore.