Tani është zyrtare: Andrea Pirlo nuk është më trajneri i Juventusit. Njoftimi erdhi përmes mediave sociale të klubit të Juventusit.
“Faleminderit, Andrea. Këto janë fjalët e para që të gjithë ne duhet të themi në fund të kësaj eksperience të veçantë të jetuar së bashku”,- thuhet në fillim të një letra me të cilën Juve falënderon dhe përshëndet trajnerin.
Andrea Pirlo largohet nga pankina e bardhezinjve pas një viti, duke fituar dy trofe dhe siguruar pjesëmarrjen në Champions League në sezonin e ardhshëm.