Policia greke ka njoftuar se është më pranë se kurrë “zbërthimit” të vrasjes së 20-vjeçares Caroline Crouch, disa javë më parë në banesën e saj, në Glyka Nera. Por një kthesë e papritur është hasur nga hetuesit, të cilët kanë zbuluar një informacion të ri.
Duke zbardhur deklaratën e policisë, një pjesë e mediave helene ngrenë dyshime mbi lëvizjet e dyshimta të autorëve, që sipas tyre mund të jenë dhënë vetëm nga një person i njohur i familjes. Po ashtu, Carolina kishte siguruar jetën e saj për shifrën marramendëse të 1.000.000 euro, fakt që ka ngritur dyshime tek bashkëshorti i tij.
32-vjeçari Babis Anagnostopulos, ishte personi që telefonoi Policinë pak pasi grabitësit u larguan, por nuk pësoi asnjë dëm nga e gjithë ngjarja. Ndërkohë përveç bashkëshortit pilot, hetimi është përqendruar në rreth 6-8 të burgosur gjeorgjianë dhe shqiptarë, të gjithë kanë kryer në të shkuarën grabitje të dhunshme dhe janë liruar nga burgu i Kretës. Megjithatë ende nuk ka detaje për identitetet e tyre.