Një prezantuese e vlerësuar me çmime e BBC radio vdiq në spital pasi pësoi mpiksje gjaku pasi mori vaksinën AstraZeneca, ka zbuluar familja e saj.
Sipas mediave britanike, Lisa Shaw, e cila punoi për BBC Newcastle, kishte dhimbje koke ‘të forta’ një javë pasi kishte marrë vaksinën dhe u sëmur rëndë disa ditë më vonë, thanë të afërmit në një deklaratë.
Zonja Shaw, 44 vjeçe, vdiq në Royal Victoria Infirmary, Newcastle, të premten pasdite pasi ishte trajtuar në kujdesin intensiv për mpiksjen e gjakut dhe gjakderdhjen.
Një vërtetim i vdekjes rendit vaksinën si një nga faktorët e mundshëm, por dokumenti nuk përcakton një shkak të vdekjes.
Ai pritet që të lëshohet vetëm pas një hetimi për vdekjen e saj.
Prezantuesja nuk dihej të kishte ndonjë problem themelor shëndetësor dhe vdekja e saj erdhi si një tronditje shkatërruese për familjen dhe kolegët.