Moderatorja Bora Zemani është një ndër personazhet vip më të komentuara në rrjete sociale dhe mediat rozë për historin e saj të dashurisë dhe moderimin e Për’puthen.
Bora gjatë moderimit të Për’puthet duke se ka krijuar dhe preferencat e saj dhe këtë nuk nguroi ta tregonte në një intervistë për “Prive”. Moderatorja ka folur dhe për sfidat në moderim dhe jetën e saj private.
Nga vajzat nuk veçoi asnjë por për djemtë konkurent Bora ka treguar dy emra, ajo zgjedh Fatjonin për arsyjen që e ka mirkuptuar gjithmonë dhe pse i ka bërtitur dhe Mevlani pasi ka qëndruar më gjatë në program dhe e ka takuar çdo ditë.
Por nuk mund të lihej mënjan jeta private ku përflitet për një ndarje të moderatores me aktorin e humorit Donald Veshaj, e këtu Bora si duket ka marr vendim që mos të flas më në media për këtë pjesë.
“Unë nuk kam dashur të flas për jetën time personale dhe kam folur shumë rrallë. Në disa momente më është dashur të jap përgjigje për të shuar kuriozitetin e njerëzve, që janë të interesuar për jetën e personazheve të njohur. Nëse unë do të zgjidhja do ishte ideale që unë të bëj punën time në televizion dhe kur të dal jashtë punës askush të mos më njoh. Kam folur disa herë dhe tani e kam vendosur që do e qep gojën përfundimisht, nuk do të them më asgjë për jetën time private”, -shprehet Bora
Gjithashtu Bora foli dhe për planet për një fëmijë të dytë duke theksuar se djali i saj do të donte një vëlla ndërsa ajo do dëshironte një vajzë por që kjo gjë nuk ishte në planet e saj të afërta.