Ka marrë fund aventura dyjavore e zhdukjes së shqiptares në Greqi. Mediat në shtetin helen raportojnë se 38-vjeçarja Ermalda Arapi është gjetur shëndoshë e mirë dhe ndodhet pranë të afërmeve të saj.
Në 18 maj ajo doli nga shtëpia dhe që prej asaj dite nuk kishte asnjë informacion mbi fatin e saj. Policia greke u vu në lëvizje për gjetjen e 38-vjeçares, derisa u bë e mundur sot.
Autoritetet policore morën sot një telefonatë, ku shqiptarja Ermalda Arapi u gjet dhe ishte në gjendje të mirë shëndetësore pranë familjes.