Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşolulu është takuar mbrëmjen e sotme me homologun grek Nikos Dendias në Athinë, ku dhe kanë ngrënë një darkë së bashku. Newsbomb.gr shkruan se Çavuşolulu u takua me Dendias rreth orën 19:30, në Athinë për të ngrënë një darkë së bashku.
Detaji që vihet re në takimin mes ty ministrave të jashtëm, është përqafimi i tyre në momentin që u takuan. Ata kapën njëri-tjetrin përqaf dhe me pas vazhduan rrugën për në restorant. Mesa duket si Dendias dhe Çavuşolulu, e kanë harruar “përplasjen” që patën në Ankara në takimin e fundit të tyre.