Shërbimi sekret i Danimarkës ndihmoi SHBA të spiunonte politikanët evropianë duke përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel nga viti 2012 në 2014.
Shërbimi i Inteligjencës së Mbrojtjes (FE) bashkëpunoi me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare të SHBA.-së (NSA) për të mbledhur informacione, shkruan BBC.
Inteligjenca u ngrit për të hetuar dhe spiunuar zyrtarë nga Gjermania, Franca, Suedia dhe Norvegjia.
Akuza të ngjashme u ngritën për herë të parë në vitin 2013. Në atë kohë, sekretet e zbuluara nga Edëard Snowden tregonin se NSA kishte përgjuar dhe telefonin e kancelares gjermane. Kur u bënë ato akuza, Shtëpia e Bardhë nuk dha asnjë përgjigje të plotë, por tha se telefoni i Merkel nuk ishte duke u përgjuar, pasi Gjermania është një aleate e ngushtë e SHBA-së.
Në raportin e publikuar të përgjimeve të NSA thuhet se inteligjenca ka hyrë në mesazhet me tekst dhe bisedat telefonike të një numri individësh të njohur duke përdorur kabllot daneze të internetit në bashkëpunim me Shërbimin Sekrete. Së bashku me Merkel, në shënjestër të përgjimeve ishte dhe Ministri i atëhershëm i Jashtëm gjerman, Frank-Ëalter Steinmeier, dhe udhëheqësi i opozitës, Peer Steinbruck.