Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i rikthehen intensivisht çështjes së dialogur mes Kosovës dhe Serbisë përmes një të dërguari special.
Sipas medias Novosti, dy kandidatët si të dërguar special në Kosovë për ndjekjen e dialogut me Serbinë janë Matthew Palmer dhe Molly Montgomery.
Aktualisht, Palmer është i angazhuar në rajon si Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit e Përfaqësues Special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, ndërsa Molly Montgomery kohët e fundit u emërua Zëvendës Ndihmëse Sekretare e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë. Më herët. I dërguari special nga SHBA-ja nën administrimin e Trum ishte Richard Grenell.
Palmer po punon ngushtë me të dërguarin e BE-së Miroslav Lajcak. Të dy u takuan së fundmi në Bruksel, ku Palmer tha se “qëllimi i të gjitha administratave amerikane është të përfundojnë dialogun midis Kosovës dhe Serbisë me një marrëveshje për njohjen reciproke”.
Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Mattheë Palmer dhe i sërguari special i BE për dialog, Miroslav Lajcak pas takimeve me zyrtarët e shtetit në Kosovë do të vizitojnë edhe Beogradin. Këto takime do të zhvillohen para raundit të bisedimeve në Bruksel që do të zhvillohet me 14 ose 15 qershor.