Ai është shprehur se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion njëetnik.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sot rreth krijimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ai është shprehur se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion njëetnik.
“Se çka do të ndodhë me Asociacionin, e ka thënë edhe peticioni i qytetarëve edhe veprimet e atëhershme opozitare edhe akt gjykimi i Gjykatës Kushtetuese, në Kosovë nuk mund të kemi asociacion një etnik”, tha Kurti.
Po ashtu, Kurti ka theksuar se është e domosdoshme që të integrohen të gjithë qytetarët pa dallim etnie dhe të mos krijohen “ngrehina”, të cilat i ndajnë e i përçajnë ata.