E Enjte, Janar 26, 2023
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Kryesore

Qeveria shqiptare i hap rrugë projektit të Emaar në Portin e Durrësit, miratohet VKM-ja, që zgjeron Porto Romanon

4 Qershor 2021, 6:33
in Kryesore, Lajme Flash, Shqipëri
Qeveria shqiptare  i hap rrugë projektit të Emaar në Portin e Durrësit, miratohet VKM-ja, që zgjeron Porto Romanon
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Qeveria miratoi një vendim në mbledhjen e djeshme që i hap rrugë zbatimit të projektit të kompanisë Emaar nga Emiratet Arabe për ndërtimin e një porti jahtesh dhe ndërtesa luksoze në portin e Durrësit, duke i dhënë territore të reja Portit të Porto- Romanos, që do të mundësojnë zhvendosjen e shërbimeve që sot kryhen nga Porti aktual i Durrësit në Porto Romano.

Sipas vendimit të djeshëm koordinatat e Portit Aktual në Porto Romano janë shtuar. Zgjerimi i koordinatave krijon mundësinë që në port do të ndërtohen disa kalata të tjera që do të shërbejnë për përpunimin e anijeve të mallrave, krahas atij të karburanteve që kryhet aktualisht.

Ndërkohë po kryen edhe investime në rrugën që lidh Porto -Romanon me Durrësin me një autostradë të kategorisë A.

Më herët në kulmin e karantinës, në datën 31 mars 2020 Porti MBP (Multi Buoy Mooring) në administrimin e “Kastrati Group” që realizon shërbimet e përpunimit të ngarkesave dhe depozitimit të naftës në Porto Romano mori miratimin për një shtesë kontrate nga Ministria e infrastrukturës dhe Energjisë.

 

Projekti i Portit të Durrësit dhe zhvendosja në Porto Romano

Kompania EMAAR e Emirateve Arabe propozoi në nëntor të vitit të kaluar një projekt për të zhvilluar Portin e Durrësit në shërbime të dedikuara për turizmin dhe zhvillimin e “Real Estate” në nivel luksi, me vlerë 2 miliardë dollarë. Por sfida më e madhe, që është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e qeverisë shqiptare lidhet me transferimin e përpunimit të mallrave nga Durrësi në Porto Romano.

Përpunimi i pasagjerëve do të mbetet në Portin e Durrësit, ndërsa përpunimi i mallrave do të bëhet në Porto Romano.

Mirëpo ekspertët të fushës pohojnë se zhvendosja e e shërbimit të përpunimit të mallrave në Porto Romano do të jetë një sfidë. Aktualisht, gjiri i Porto Romanos lidhet me rrjetin kombëtar me rrugë automobilistike, e cila ende nuk ka përfunduar totalisht. Zona, e cila synohet të akomodojë portin më të madh në vend për mallrat, nuk ka linjë hekurudhore, si në Portin e Durrësit. Gjithashtu distanca më rrjetin kombëtar është më e largët dhe mungojnë disa elemente logjistike themelore.

Infrastruktura në Portin e Durrësit është ngritur ndër vite nëpërmjet studimeve dhe investimeve të shumta. Ndërsa në Porto Romano mungon. inxhinierët e Portit të Durrësit i pohuan Monitor pak kohë më parë se, transferimi nuk mund të bëhet me urdhra të momentit, porse duhen studime të detajuara dhe shumë investime që kërkojnë kohë. Transferimi me shpejtësi i shërbimit të Kargos në Porto Romano rrezikon ta bëjë Shqipërinë jokonkurruese me rajonin. Kosova që tashmë është përdoruesi kryesor në rajon i Portit të Durrësit me ndërtimin e Autostradës së re me Maqedoninë arrin më shpejt në Portin e Selanikut.

Përpjekjet për të transferuar shërbimin e kargos nga Porti i Durrësit kanë dështuar më herët. Studimet që nga viti 2000 kanë vërtetuar se, zgjerimi i Portit të Durrësit për të përpunuar më shumë mallra në perspektivë është i pamundur për shkak të mungesës së hapësirave. Porti, brenda në qytet, është i rrethuar me ndërtime dhe për më tepër deti është shumë i cekët që nuk siguron ankorimin e anijeve me tonazh të lartë.

Për rrjedhojë, transferimi i shërbimeve të kargos u synua edhe nga qeveria e zotit Berisha. Në vitin 2011, Agjencia Shqiptare e investimeve ftoi investitorët të shndërronin Porto Romanon në një port për përpunimin e mallrave së bashku me zhvillimin e zonës ekonomike të Spitallës kundrejt një investimi prej 800 milionë eurosh. Por kriza globale e pas vitit 2008 pengoi interesin e investitorëve potencialë

Posti Mëparshëm

Studim/Benefitet që përfitojnë çiftet kur flejnë në të njëjtën orar

Posti tjetër

Ekipet kombëtare favorite në EURO 2020, sipas CIES

Të Ngjashme

Zgjerohet harta e luftës/ Përleshje në kufirin e këtyre dy shteteve që Rusia ka lidhje të ngushta, dhjetëra të vdekur
Kryesore

Zgjerohet harta e luftës/ Përleshje në kufirin e këtyre dy shteteve që Rusia ka lidhje të ngushta, dhjetëra të vdekur

17 Shtator 2022, 18:42
A do dalë Juvja nga kjo gjëndje? Rama “ndërron skuadër”: Miku im Mourinho po ecën mirë, kështu që…
Shqipëri

A do dalë Juvja nga kjo gjëndje? Rama “ndërron skuadër”: Miku im Mourinho po ecën mirë, kështu që…

17 Shtator 2022, 18:00
Tensione/ SHBA do të vendos sanksione të reja ndaj Rusisë sa më shpejt. Kremlini premton të përgjigjet
Kryesore

Biden paralajmëron Putinin: Mos përdor armë bërthamor apo kimike

17 Shtator 2022, 17:41
Posti tjetër
Ekipet kombëtare favorite në EURO 2020, sipas CIES

Ekipet kombëtare favorite në EURO 2020, sipas CIES

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

Vuçiç: Sa të kem unë ndikim Serbia s’do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi Kosovën

Presidenti Biden, fjalim mbi përpjekjet për t’i dhënë fund kancerit

FOTO/ Të gjitha të fshehtat e marrëdhënies së ndërlikuar mes Mbretëreshës Elizabeth dhe Princeshës Diana

Sulme me thikë në Kanada/ Të paktë 10 persona të vrarë, autorët ende në arrati! Autoritetet këshillojnë banorët të qëndrojnë në shtëpi

‘Bllokoi fillimin e negociatave’/ Bullgaria kritika Ramës: Sjellje e pahijshme e një kryeministri të një vendi kandidat për në BE

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr