E Hënë, Korrik 4, 2022
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Opinion

Kryegjyqtarja e Elbasanit: sfilata peshon më shumë se krimi

4 Qershor 2021, 12:55
in Opinion
Kryegjyqtarja e Elbasanit: sfilata peshon më shumë se krimi
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Nga Çapajev Gjokutaj

Kryegjyqtarja e Elbasanit është vënë në shënjestër të mediave. Disa video të hedhura në rjet, s’dihet nga kush, e paraqesin tek bën sfilatë mode në zyrën e gjykatës, reklamon makinën luksoze dhe të tjera veprime të këtij lloji, që vijnë në kundershtim me kodin e etikës së gjyqtarit.

Njoftohet gjithashtu se organet drejtuese të gjyqsorit kanë nisur procedurat për pezullimin dhe shkarkimin e kryegjyqtares që u shfaq në rjet si adoleshente mëndjelehtë dhe jo si drejtuese gjyqsori në një nga qytetet më problematike, ku krimi jo rrallë gjen shesh e bën përshesh.

Po të jesh i vëmendshëm, në periferi të këtij vërshimi mediatik mund të pikasësh edhe një fakt shumë më skandaliz se videot me sfilata. Para dy vjetësh ministrja e drejtësisë ka kërkuar verifikimin e një vendimi të dhenë nga po kjo kryegjqtare, vendim që linte të lirë një të burgosur për dy vrasje dhe të dënuar me burgim të përjetshëm.

Sfilatat në zyrë  janë vërtet shkelje etike por falja e një krimineli, që ka marrë jetën e dy njerëzve, është krim bërtitës. Për etikën organet drejtuese të gjyqsorit po veprojnë shpejt dhe rreptë, për krimin bërtitës të dy vjetëve të shkuara duket se nuk e vunë ujët në zjarr.

Edhe mbulimi mediatik i këtyre dy thagmave është po aq disproporcional e alogjik. Për sfilatën shpërthen një yrrja byrrja gati totale, për faljen e kriminelit pati pothuajse heshtje ose shumë shumë ndonjë gogësimë mediatike.

Vras mendjen dhe s’di të them nga se shkaktohet ky disproporcion vrastar. Thua të vijë nga fakti se allishverishet në drejtësi janë kaq të shpeshta saqë rrallë përbëjnë lajm? Apo vijnë nga që po bëhemi ‘modernë’ dhe po anojmë nga gjërat e lehta e argëtuese? Dhe më e vështira për t’i dhenë dum: prirjen për të folur me përparësi për gjëra të lehta, argëtuese e sensasionale na e injektojnë mediat apo e kemi vet, si shoqëri?

Posti Mëparshëm

Palmer: Marrëveshja Prishtinë-Beograd në 2021, absolutisht e mundshme!

Posti tjetër

Skeptike për integrimin e Shqipërisë? Ambasadorja holandeze flet nga Shkodra: Po studiojmë raportin e Komisionit Europian, më pas…

Të Ngjashme

Ukraina thirrje Turqisë të ndalojë anijen ruse të ngarkuar me 4,500 tonë grurë të vjedhur
Opinion

ANALIZA/ “Si mund të çahet bllokada ruse ndaj Detit të Zi! Rreziku po i kanoset miliona njerëzve”

4 Korrik 2022, 15:39
Kush ishte nipi i Hitlerit që u bashkua me marinën amerikane dhe luftoi kundër tij
Opinion

Kush ishte nipi i Hitlerit që u bashkua me marinën amerikane dhe luftoi kundër tij

4 Korrik 2022, 12:12
ANALIZA/ A mund ta mbrojë NATO-ja Evropën Lindore nga agresioni rus? Problemet po bëhen gjithnjë e më të rrezikshme
Opinion

ANALIZA/ A mund ta mbrojë NATO-ja Evropën Lindore nga agresioni rus? Problemet po bëhen gjithnjë e më të rrezikshme

2 Korrik 2022, 13:28
Posti tjetër
Skeptike për integrimin e Shqipërisë? Ambasadorja holandeze flet nga Shkodra: Po studiojmë raportin e Komisionit Europian, më pas…

Skeptike për integrimin e Shqipërisë? Ambasadorja holandeze flet nga Shkodra: Po studiojmë raportin e Komisionit Europian, më pas…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

Cilat janë kushtet e Erdogan për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO?

“Përfundoni pikërisht aty ku keni filluar. Ku jeni?” Pyetja e famshme që bën Elon Musk në çdo intervistë para se të punësojë dikë

“Burri nuk e ka për borxh të pyesë bashkëshorten e parë, për të marrë grua të dytë”- Habit Hoxha shqiptar me deklaratën: S’ka të drejtë ndahet! Ja kushtet që duhet tu plotësojë ai

Pentagoni: UFO-t kanë pasur kontakte seksuale me ‘dëshmitarë’ dhe kanë lënë gra shtatzënë

“Strofulla” në Fier u zbulua pas “Far West-it” në Elbasan/ Ja si ra policia në gjurmët e killerit Dumani

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr