Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka reaguar ndaj kreut të inteligjencës së jashtme britanike MI6, Richard Moore i cili e ka cilësuar Rusinë “fuqi në rënie”.
Putin në një konferencë për media nëpërmjet video-konferencës në St. Petersburg reagoi ndaj kreut të inteligjencës britanike.
Sipas AA, duke iu referuar Richard Moore, presidenti rus Putin tha: “Mos u përpiq të prishësh më shumë marrëdhëniet ruso-britanike“.
“Ai është ende i ri në këtë detyrë, duhet të fitojë pak eksperiencë dhe më pas mundësisht të rikthehet dhe të vlerësojë nëse është apo jo Rusia një fuqi në rënie”,- tha Putin.
Më tej presidenti rus lidhur me Moore tha: “Për këtë arsye përse shqetësohesh, jeto vetëm jetën tënde dhe mos u përpiq të prishësh më shumë marrëdhëniet ruso-britanike“.
Duke vënë në dukje se vitin e kaluar marrëdhëniet mes dy vendeve janë përmirësuar, Putin duke iu referuar Moore dha mesazhin se “Çdo gjë do të jetë më mirë nëse nuk ndërhyhet ndaj marrëdhënieve”.
Kreu i MI6, Moore i cili më parë ka ushtruar detyrën e ambasadorit të Britanisë së Madhe në Ankara në një intervistë në muajin prill tha se “Është e qartë se Rusia është në rënie në aspektin ekonomik dhe demografik” duke reaguar ndaj ngjarjeve për helmim në territorin e Britanisë për të cilat pretendohet se është e përfshirë Moska.
Moor e quajti sjelljen e Rusisë si “të pamatur” dhe shtoi se për këtë arsye vendet perëndimore kanë vepruar së bashku kundër Rusisë.