Diego Pablo Simeone rinovon me Atletico Madrid deri në vitin 2024 dhe kërkon blerjen e Lautaro Martinez. Mediat spanjolle raportojnë se “Cholo” ka arritur një marrëveshje me klubin spanjoll për të zgjatur kontratën që skadon në vitin 2022 për dy sezone të tjera. Situata ekonomike e skuadrës spanjolle, si të gjitha klubet e tjera është prekur nga efektet e pandemisë, por Atletico do të përpiqet të plotësojë çdo kërkesë.
Simeone, për të përforcuar ekipin që do të duhet të mbrojë titullin e La Ligas dhe të sulmojë Champions League, ka përmendur shprehimisht emrin e sulmuesit të Interit. Sidoqoftë, negociatat premtojnë të jenë të vështira, sepse klubi zikaltër po kërkon 70 milion për të forcuar arkën e klubit italian që është goditur nga pandemia.