E Mërkurë, Janar 25, 2023
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Showbiz

Strategjia e momentit të fundit me… , Arbana Osmani fiton betejën me Luana Vjollcën për të drejtuar “Big Brother VIP”

6 Qershor 2021, 12:54
in Showbiz
Strategjia e momentit të fundit me… , Arbana Osmani fiton betejën me Luana Vjollcën për të drejtuar “Big Brother VIP”
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Disa ditë pasi drejtuesit e “Top Channel” i besuan Luana Vjollcës moderimin e “Big Brother VIP”, Arbana Osmani si në një lojë shahu bëri lëvizjen e momentit të fundit.

Ajo takoi trashëgimtaren Lori Hoxha, e cila do të jetë producentja dhe rimori në duart e saj projektin e famshëm, që për herë të parë do të ketë protagonistë personazhe të famshëm.

Burime për “Kryefjala.com” zbuluan se Arbana Osmani ishte në studiot e televizionit ku ka biseduar me vajzat e familjes Hoxha që zotërojnë “Top Channel-in” dhe është vendosur që përfundimisht do jetë ajo drejtuesja e “Big Brother Albania VIP”.

Reality show “Big Brother Albania VIP” pritet që të fillojë transmetimin në tetor të këtij viti. “Big Brother” do të rikthehet në ekranin e “Top Channel” pas 4 vitesh, e si kurrë më parë, këtë herë banorët do të jenë personazhe të njohur VIP. Disa ditë më parë televizioni njoftoi se do të nisë së shpejti “Big Brother”, por kësaj here vetëm me personazhe të njohura shqiptare, të cilat do të bashkëjetojnë për 100 ditë në kushte të zakonshme larg luksit.

“Në udhëtimin e tyre banorët do t’u nënshtrohen kushteve të pazakonta, brenda një shtëpie që askush s’e kishte imagjinuar larg komoditeteve të jetës së përditshme”, shkruhet në njoftimin e organizatorëve.

Deri tani dihet se audicionet do të nisin së shpejti për banorët e brenda shtëpisë, ndërkohë që “lufta” u bë për fronin e moderatorit. Ndjekësit me të drejtë pyesnin se kush do ta prezantonte “Big Brother VIP”, që do të nisë sezonin e ardhshëm?

Në fillim u përmend Ledion Liço si moderatori i “reality show”-t, por më pas u fol se një luftë e vërtetë është bërë brenda televizionit mes prezantueses legjendare Arbana Osmani dhe Luana Vjollcës. Sipas burimeve brenda televizionit, Luana ia kishte rrëmbyer këtë program Arbanës, për ta drejtuar ajo sezonin e ardhshëm.

Pak ditë më parë, Luana dhe trashëgimtarja e televizionit, Lori Hoxha, u takuan dhe postuan një foto ku kishin dalë bashkë si për të thënë se një projekt i ri po vinte. Ndërsa direkt pas këtyre thashethemeve, ishte vetë Luana, e cila postoi një foto me tekstin “Luana Vjollca të vëzhgon”, duke konfirmuar kështu lajmet se do të ishte ajo prezantuesja, me moton e njohur të këtij “reality show”.

E pas kësaj situate nuk dihet çfarë ndodhi dhe ndërkohë që Luana fshiu foton ku jepte mesazh për “Big Brother VIP”, nga ana tjetër pranë Lorit po shihej Arbana.

Tashmë vendimi ishte rishikuar dhe sapo ishte marrë vendimi i ri: “BBV” e merr në dorë Arbana! Le të shohim si do të jetë ky “Big Brother Vip” që nuk do të presë kësaj here “banorë të zakonshëm”, por personazhe publike, që ne i shohim shpesh në rrjetet sociale dhe televizion e të cilët do të sfidojnë veten dhe njëri-tjetrin, duke jetuar në izolim për 100 ditë.

Për vite me radhë “Big Brother” ka qenë ekskluzivitet i Arbanës, ndërkohë që shumë sukses pati Ledion Liço me drejtimin e atij formati. Mund të themi se që prej 2017-ës flitet që do të fillojë “Big Brother Vip”. Në 2018-ën po ashtu u përfolën prezantues si Oriela Nebijaj, Luana Vjollca, Ledion Liço, Dojna Mema etj.

Pastaj u anulua e më pas u rikthye në 2019-ën, pastaj e përforcoi edhe Arbana faktin që s’ka gjasa të rikthehet në 2020-ën. Dhe një vit më vonë, sërish flitet për “Big Brother VIP”. E përveç emrave të rinj dueli më i fortë u komentua ai mes Arbanës dhe Luanës. Ndërkohë që Arbana është në përfundim të ciklit të “Dua të të bëj të lumtur” dhe gati për projektin e ri.

Vetë Arbana ka folur më parë për këtë projekt. “Të them të drejtën nuk e di nëse do ta drejtoj unë sërish”. Unë kam dilemat e mia për rikthimin e formatit dhe realizimin e tij me standardet e dikurshme. Ka shumë faktorë që më bindin të drejtoj një program të caktuar. Me ‘Big Brother’ këta faktorë nuk i kam vlerësuar akoma”, tha në vitin 2019 në një intervistë për revistën “Who”.

Në janar 2020 la të hapur mundësinë e rikthimit, ndonëse nuk sqaroi nëse donte ta prezantonte, ose nëse do ta prezantonte. Vetë televizioni e publikoi spotin e këtij projekti para tri vitesh. Ky spot zbuloi dhe filozofinë apo formulën e shoë-t, që pas një dekade eksperiencë me protagonistë njerëz të zakonshëm, për herë të parë do të ketë si banorë personazhe të famshëm të “showbiz”-it, që bëjnë karrierë në fusha të ndryshme.

Në spotin në fjalë kuptohej ideja e këtij formati nëpërmjet pyetjeve që ngrihen, e secila ka përfaqësuesin VIP që mbart një histori personale.

“Të përndiqesh nga portalet! Të bësh selfie me fansat! Të dobësohesh me palestër! Të parakalosh në tapet të kuq! Të dobësohesh me ndihmën e doktorit! Të marrësh vesh dallaveret e fundit! Të bësh thonjtë! Të zgjedhësh madhësinë e gjoksit! Të frysh buzët pa rënë në sy!… Të bësh prapë thonjtë! Të gjesh paruken e duhur! Të fshish komentet e ‘hate’-ërsve! Të shpikësh një emër për beben e re! Të xhirosh gomat aty ku nuk lejohet! Të kërkosh falje publike! Është e vështirë, të jesh një VIP! Ata meritojnë që të çlodhen! E ku është resorti i VIP-ave?! “Big Brother Vip”… Së shpejti vetëm në ‘Top Channel’”, janë frazat e shkëputura nga ky spot i plot tre vjetëve më parë e që mbeten të njëjtat.

Mbetet për t’u parë se cilët do të jenë emrat e njohur që do të pranojnë të bashkëjetojnë me miqtë apo rivalët e tyre e për më tepër që do të rrëfejnë jetën personale në publik.

Deri tani në rrjet kanë qarkulluar lajme se pjesë e “Big Brother VIP” do të jenë dy ish-konkurrentet e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj dhe Tea Trifoni, por që të dyja e kanë mohuar si lajm. Ndërkohë që ish-banori i suksesshëm nga Kosova, Vesel Kurtishaj, ka deklaruar se do të jetë pjesë e këtij reality show.

Posti Mëparshëm

Diskutimi i panjohur i Pirro Manit: “Ne kemi mbajtur afër djem të rinj, si: Pecani, Minga, Prifti dhe Qirjaqi, të cilët…”/ Mbledhja me Enver Hoxhën në Komitetin Qendror, maj, 78

Posti tjetër

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Emrat e publikuar deri më tani s’rezulton asnjë grua kandidate për komunat

Të Ngjashme

2 Ton, a disciple of traditional Albanian music
Showbiz

2 Ton, a disciple of traditional Albanian music

29 Shtator 2022, 14:23
2Ton, “the king” of the nightlife for the summer 202
Showbiz

2Ton, “the king” of the nightlife for the summer 202

20 Shtator 2022, 18:40
Një trup si i Jennifer Lopez/ Paparacët fotografojnë këngëtaren, bien në sy format perfekte
Showbiz

VIDEO: Jennifer Lopez pozon nudo dhe tregon linjat perfekte

17 Shtator 2022, 20:20
Posti tjetër
Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Emrat e publikuar deri më tani s’rezulton asnjë grua kandidate për komunat

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Emrat e publikuar deri më tani s'rezulton asnjë grua kandidate për komunat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

Vuçiç: Sa të kem unë ndikim Serbia s’do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi Kosovën

Presidenti Biden, fjalim mbi përpjekjet për t’i dhënë fund kancerit

FOTO/ Të gjitha të fshehtat e marrëdhënies së ndërlikuar mes Mbretëreshës Elizabeth dhe Princeshës Diana

Sulme me thikë në Kanada/ Të paktë 10 persona të vrarë, autorët ende në arrati! Autoritetet këshillojnë banorët të qëndrojnë në shtëpi

‘Bllokoi fillimin e negociatave’/ Bullgaria kritika Ramës: Sjellje e pahijshme e një kryeministri të një vendi kandidat për në BE

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr