Evropiani më i pasur në histori fillon me Itali-Turqi.Corriere della Sera ka bërë një bilanc të skudrave që do të përfitojnë financiarisht dhe kuota shkon në 331 milionë euro, 30 milionë më shumë se në Francë 2016. Fillimisht duhej të ishin 371 milion, por më pas pandemia detyroi organizatorët të bënin disa shkurtime dhe të rishikonin buxhetin. Fituesi i Euro 2020 do të përfitojë 30 milionë euro, ndërsa 9.5 milionë do t’u garantohen secilit prej 24 pjesëmarrësve në fazën përfundimtare.
Por kjo nuk është e gjitha. Në grupe një fitore vlen një milion euro, ndërsa një barazim shkon në 500 mijë euro. Kalimi në raundin tjetër garanton 1.5 milion, çerekfinalet 2.5 dhe gjysmëfinalet 4 milion. Ndërsa finalisti do të dalë nga ky kompeticion me 5 milionë.
Shifra të rëndësishme, edhe pse biznesin e vërtetë e bën si gjithmonë UEFA. Në total do të arkëtojë nga Euro 2020 shumën përrallore prej 2 miliardë eurosh, me objektivin që nga këto mbi 850 milionë euro janë fitim i pastër. Para të çmuara që sipas Uefas do të shërbejnë për ringritjen e futbollit europian, dhe për të vënë në rregull llogaritë.