Aleksandër Nilaj, jeton në Nju-Jork të ShBA-ve dhe është themelues i shoqatës shqiptaro-amerikane “Dora e Hapur”. Shoqata e tij ushtron aktivitet prej më shumë se tetë vitesh dhe përpiqet të ndihmojë njerëzit në nevojë në periudhën e pandemisë.
Së bashku me vullnetarët e tjerë, ai shpërndan ushqim në “2141 Holland Avenue”, çdo të enjte dhe të shtunë. “Do të doja të falënderoja të gjithë vullnetarët tanë për punën e palodhur dhe të madhe që keni bërë të gjithë, për njerëzit në nevojë në komunitetin tonë”, – shkruan ai në rrjetet sociale.